Shukri Xhelili, ish-kryebashkiaku i Dibrës rrezikon nga 12 deri në 18 vite burg nëse gjendet fajtor për akuzat që janë ngritur ndaj tij.
Ai do të hetohet në gjendje të lirë për tre akuza, shpërdorim detyre, korrupsion dhe marrëdhënie seksuale duke shpërdoruar detyrën e mbetur në tentativë.
Xhelili u shkarkuar nga qeveria pas video skandalit të transmetuar mbrëmë në televizionin Ora News.
















