Unioni Studentor në Shkup ka paralajmëruar se nesër do të mbajë një marsh solidarizuese me protestuesit në Kosovë, që pak ditë më parë u ngritën kundër Aleksandar Jabllanoviçit dhe në mbështetje të Trepçës.
Sipas organizatorëve, protesta në Shkup do të ketë karakter solidarizues. Ata bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive, por në të njëjtën kohë apelojnë për qetësi dhe sjellje paqësore.
















