Policia Kufitare dhe Policia e Durrësit kanë pikasur një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe kanë arrestuar dje në flagrancë, dy bashkëshortët: Andi Pepnika 40 vjeç dhe gruan e tij, Dezdimona Jahelezi, 32 vjeçe, banues në Kamëz. Informacioni ishte marrë në rrugë operative.
Arrestimi u bë pasi në pikën e kontrollit të automjeteve, në vijën e dytë, në Portin e Durrësit, në automjetin Benz me targa DW 435 TV që drejtohej nga Andi Pepnika dhe ku ndodhej edhe bashkëshortja e tij Dezdimona, iu gjetën në bagazh 5.5 kg Canabis Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Trafikimi i lëndëve narkotike, në bashkëpunim”.















