Një i ri nga Shijaku ka aksidentuar dje në fshatin Rreth, një grua 74 vjeçe, banore e Shijakut, të cilën, pasi e ka shtypur me makinë e ka lënë në rrugë dhe ka ikur.
Por, Policia e Durrësit arriti ta identifikojë shpejt dhe ta arrestojë, Luçjano Jaçen ,25 vjeç me makinën Reno me targa AA 190 NF. Jaçe nuk kishte patentë dhe pas aksidentit, u largua nga vendi i ngjarjes duke i çuar në tre, akuzat ndaj tij.
Fatmirësisht, gruaja 74-vjeçare H. D. që u dërgua në Spitalin Rajonal Durrës, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Tashmë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi I automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.















