Policia e Shkodrës ka vënë në pranga tre persona të akuzuar për vjedhje me dhunë. Kështu janë arrestuar Romario Kakcuku, 23 vjeç, Sokol Marashi, 28 vjeç dhe Altin Billa, 37 vjeç, që të tre me banim në Shkodër.
Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me grushte shtetasin me iniciale A. M., 33 vjeç, banues në Budva të Malit të Zi.
Ata kanë tentuar t’i marrin me forcë çantën në të cilën ka pasur 300 euro dhe 200 mijë lekë të reja. Për shkak të rezistencës së bërë nga 33-vjeçari nuk kanë mundur të marrin gjë.
Në ngarkim të tyre materialet i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, “Vjedhja në bashkëpunim” dhe “Vjedhja në tentativë”./shekulli online/















