Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Rinasit mesditën e sotme, ku janë përplasur dy automjete.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesit e mjeteve, ndërsa siç duket edhe në foto, personi i shtrirë në tokë është shoferi i makinës Benz të përfshirë në aksident.
Shoferi doli vet nga makina dhe shkoi drejt makinës tjetër për të folur me të plagosurin tjetër, por më pas është rrëzuar në tokë. Ai u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa policia në vendngjarje po heton shkaqet e mëposhtme.



















