Policia e Tiranës arrestoi dy femra, ndërsa një tjetër është nën hetim, me akuzën e “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion” dhe “Prostitucionit”.
Policia ndaloi shtetaset Z. M., 61 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion” dhe F. Ç, 40 vjeçe, banuese në Tiranë.
Gjithashtu i’u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tirane në gjendje të lirë për shtetasen V. B, 47 vjeç, banuese në Tiranë.
“Shtetasja Z. M, në lokalin e saj në rrugën e “Kavajës”, kishte punësuar si kamariere dy shtetaset V. B dhe F. Ç., dhe i shfrytezonte për prostitucion duke i siguruar kliente të ndryshëm dhe merrte pagesë nga këta të fundit për këtë veprim të kundraligjshëm”- njofton policia.
Kjo shtetase kishte vënë në dispozicion lokalin e saj për ushtrimin e prostitucionit nga dy të punësuarat.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Prostitucionit”, “Shfrytezimit të prostitucionit” dhe “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”, parashikuar nga Neni 113, 114 dhe 115 te Kodit Penal.















