Tre në katër qytetarë të Bashkimit Europian kanë fituar të drejtën e punësimit në Mbretërinë e Bashkuar falë lëvizjes së lirë.
Kërkimet e realizuara nga Observatori i Emigracionit në “Oxford” theksojnë se rregullat e përcaktuara nga BE u japin mundësi që të punojnë lirisht në vendet anëtare edhe atyre që nuk janë të kualifikuar për ta fituar atë vend pune.
Për sa i përket punëve në hoteleri, restorante, sektorin bujqësor, 95 për qind e stafit do të dështojnë, pra nuk do arrijnë t’i përmbushin kriteret.
Pra, sipas kërkimeve të realizuara 75 për qind e emigrantëve të BE-së që jetojnë dhe punojnë në Britani duhet të largohen nga vendi, nëse ajo del nga Bashkimi Europian.
















