Pasi nuk gjetën asnjë hapësirë në dy sallat e vetme profesionale të Tiranës, ajo në Muzeun Historik Kombëtar dhe në Galerinë Kombëtare të Arteve, shtëpia e ekspozitës “Nëntori”, që çdo vit mbledh ndër piktorët më të mirë shqiptar do të jetë Galeria e Fakultetit të Arteve Pamore.
Në këtë takim të 17-të, artistët të lodhur nga indiferenca e institucioneve të kulturës, por jo nga dëshira për të pasurur jetën kulturore me vepra që i flasin kohës, menduan ta sjellin te studentët e pikturës, të paktën të përmbushë një nga misionet e saj.
Në këto krijme të Gazmend Lekës, Zef Shoshit, Aleksander Filipit, Besim Tulës, Andi Hilës, Pashk Pervathit e Vilson Kilica, kryesojnë ngjyrat, temat sociale dhe ekonomike. Secili nga artistët mban qendrimin e tij mbi kohën, si kujtesa e Stefan Tacit ku e keqja tenton të gllabërojë të mirën, apo kaosi i një qyteti në tablone e Robert Gucit.
“Nëntori 17 -të”, pret vizitorët e saj deri në datën 16 të këtij muaji.

















