Procesi i votimi shkoi i qetë dhe në përfundim të procesit të numërimit të votave nuk pati kontestim të fituesit
Avokat Luan Baci ka fituar zgjedhjet për kreun e degës së Partisë Demokratike në qytetin e Fierit. Në procesin e votimit ishin të pranishëm 411 delegatë nga të gjithë grupseksionet.
Nga procesi I numërimit rezultoi se Baci vitoi 209 vota.
Më herët gjatë ditës u mbajtën Kuvendet Kombëtare të Partisë Demokratike në Mirditë dhe Lezhë, ku ishte i pranishëm edhe kreu i kësaj partie, Lulzim Basha.
“Zgjedhja e drejtuesve të partisë me votë është një vlerë e jashtëzakonshme”, tha Basha, ndërsa ka apeluar për demokratet që ta përdorin me zgjuarsi dhe me përgjegjësi për të zgjedhur më të mirët.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...