Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Nicholas Cannon, thotë se në Shqipëri burgjet janë të mbushura me hallexhinj dhe jo me kriminelë. Deklaratat e tij që janë po ashtu në vazhdën e deklaratave të forta të ambsadorëve të tjerë, u bënë gjatë një tryezën ku u prezantua dokumentin për uljen e mbipopullimit në burgje. Cannon foli edhe për dënimin me burg në rast të vjedhjes së energjisë, që sipas tij duhet të përdoret më rrallë.
“Gjykatat shqiptare kanë në dispozicion një larmishmëri dënimesh alternative, por ato përdoren shumë rrallë. Ndërkohë masat e dënimit vijojnë të mbeten ekskluzivisht dënimet me burgim. Është shqetësues që vepra me rrezkshmëri më të ulët dënohen me burgim. Është me rëndësi sepse sistemi i burgjeve është i mbipopulluar dhe i mbushur me shkelës ligji për vepra më me pak rëndësi në vend të shërbejë për burgosjen e individëve me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Kjo do të thotë që hapësirat bëhen më të pakta dhe pakësohen burimet financiare. Arsyeja e dytë më e rëndësishme është se këto individë që burgosen për vepra me më pak rrezikshmëri mund të shkojnë drejt veprave me të rënda penale”.
“Ndonjëherë nuk ka tjetër alternativë për shkelësit e ligjit. Mund të jetë rasti kur një person përsërit një vepër penale, edhe pse e një rëndësie dytësore si psh refuzon të paguajë gjobat. Një tjetër shembull është kur shkeljet bëhen mbizotëruese dhe shoqërisë duhet dhënë një mesazh se për këto shkelje do merren masa. Shembulli më i qartë në Shqipëri është vjedhja e energjisë elektrike. Në të tilla rasti, dënimi me burgim duhet të jetë një sanksion i përdorur më rrallë”, tha Cannon.