Ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe Presidentja aktuale, Atifete Jahjaga, e kanë ndjerë sot hapur mungesën e respektit të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.
Të parit, Kurti nuk i foli fare, ndryshe që bëri me të tjerët përreth tij, e për tjetrën nuk u ngrit në këmbë, megjithëse lëvizi pak sa për të thënë.
Kështu ndodhi në ceremoninë e ndërrimit të Komandës së KFOR-it, ku gjenerajmajori Salvatore Farina ia dorëzoi detyrën komandantit të ri të misionit të NAT)s në Kosovës, gjeneralmajorit Francesko Paolo Figliuolo.
Kjo situatë është regjistruar dhe është shpërndarë në internet, nëpërmjet Yutobe, nga KosovaPress.
















