Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Enver Hoxhaj, ka pritur të mërkurën në takim ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi.
Në këtë takim janë dakorduar hapat për hapjen e Konsullatës së përbashkët të Shqipërisë e Kosovës në Milano, në Itali, gjatë këtij muaji.
Hoxhaj ka theksuar nevojën e vazhdimit të projekteve të përbashkëta dhe inicimin e nismave të reja të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, duke e vlerësuar lart angazhimin e ambasadorit Minxhozi në këtë drejtim.
Hoxhaj dhe Minxhozi kanë biseduar edhe për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve, në kuadër të agjendës bilaterale dhe multilaterale, si edhe për përkrahjen e Shqipërisë për anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare. (
















