Thaçi informoi ambasadorin polak për presionet mbi opozitën shqiptare për ta heshtur atë dhe për të miratuar vendime në dëm të popullatës shqiptare
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin polak në Shkup, Jacek Multanovski. Sipas një njoftimi për media, Thaçi ka uruar ambasadorin polak për udhëheqjen e re polake në kuadër të KE-së.
Një tjetër temë e rëndësishme e bisedimeve kanë qenë edhe zhvillimet e fundit politike në vend. Thaçi informoi ambasadorin për presionet mbi opozitën shqiptare për ta heshtur atë dhe për të miratuar vendime në dëm të popullatës shqiptare.
Në takim u nënvizua edhe rëndësia e rrugës drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian si dhe rëndësia e gjetjes së zgjidhjes për çështjen e emrit me Greqinë.
Në ditët e ardhshme, kryetari i PDSH-së, do të vazhdojë takimet dhe konsultat me përfaqësuesit diplomatik të akredituar në vend.















