Policia greke ka publikuar sot emrin e pedofilit shqiptar 46-vjeçar. Sipas medieve greke ai akuzohet për sulm seksual ndaj 27 vajzave të mitura greke, të moshës 13-15 vjeç.
I arrestuari është shtetasi Shpëtim Hajdaraj. Pas një hetimi nga ana e prokurorisë, u bë e mundur dhe arrestimi i tij.
Gjykata Pireut nën akuzën e joshjes së të miturave, vjedhje të përsëritur dhe mos bindje, ka caktuar për 46-vjeçarin masën e sigurisë “arrest me burg”.
Arrestohet pedofili shqiptar në Greqi, ja si i afrohej të miturave
Policia greke ka vënë në pranga një pedofil shqiptar 46 vjeç.
Arrestimi i tij u bë pas shumë denoncimesh nga prindër. Për arsye hetimi nuk bëhet i ditur emri i të arrestuarit.
Pedofili me biçikletë ishte kthyer në terrorin e prindërve dhe fëmijëve të shkollës në Perëndim dhe Lindje të Athinës dhe në zonën e Pireut.
Shqiptari priste vajzat e vogla në momentin që ato dilnin nga shkolla, pastaj tentonte t’i fuste në kurth.
Nga hetimet rezulton se ngacmimet e tij kanë nisur në shtator të vitit 2015 dhe kanë vazhduar intensivisht deri në arrestimin e tij.
Mediat greke raportojnë se ndaj tij gjykata Pireut me akuzën e joshjes së të miturve, vjedhje të përsëritur dhe mos bindje, ka caktuar për 46-vjeçarin masën e sigurisë “arrest me burg”.
Mbi të rëndojnë disa denoncime për ngacmime vajzash të vogla.
Më i fundit ishte rasti i ngacmimit të një vajze që luante me qenin para dyqanit të prindërve.
“Vajza ishte duke luajtur me qenin jashtë dyqanit tim. E pyeti se çfarë race është qeni, por për fat të mirë e kam mësuar vajzën që të jetë e kujdesshme”, ka thënë prindi.
Sipas tij, më vonë policia ka shkuar ta marrë në pyetje.
Fillimisht mendova mos ishte adhurues i qenve, por më pas e kuptova për çfarë bëhej fjalë”, ka thënë babai i vajzës.















