Vladimir Gjuta, personi që u akuzua për vendosjen e tritolit tek farmacia e babait të Saimir Tahirit është përgjuar me pajisjen e Interforces italiane IMSI Catcher.
Lajmi bëhet i ditur nga TCH, që i referohet burimeve nga Prokuroria e Tiranës. Organi i akuzës ka dyshime se pajisja përgjuese është përdorur në Shqipëri jo vetëm për trajnime.
Në një rast dyshohet se pajisja është dërguar në burg për të gjurmuar telefonin e Vladimir Gjutës, i cili mbahej në paraburgim, i dyshuar për tritolin tek farmacia e Tahirit.
Vladimir Gjuta doli nga burgu më 25 Prill të këtij viti, pasi prokuroria nuk arriti të provojë akuzat ndaj tij. Ndërsa pajisja përgjuese ka hyrë në Shqipëri në muajin Mars.















