Daut Dauti
Gjithë ato deklarata që dëgjuam sot nga ‘analistë’ e ‘gazetarë’ e disa ‘peresonalitete’ tjera të ‘mençura’ se domonstruesit sot ishin kundër shtetit dhe se nuk e respektuan as flamurin e Kosovës. Si është e mundur që këta tipa të mos e vërejnë se Kosova nuk është shtet dhe as ky shtofi (fanullbasëm), që i përngjanë pizhamave të Madonës, nuk është flamur.
Kosova nuk është shtet për arsye se këta që janë në pushtet nuk janë të interesuar të qeverisin por ta përdorin tërë aparaturën për punët e tyre personale.
Sikur Kosova të ishte shtet, do ta kishte krijuar një Bashkësi (Shqiptare) në Sërbi ku ka nevojë për te, e jo anasjelltas, sikur Sërbia që po krijon Zajednica në Kosovë ku nuk ka nevojë.
Sikur Kosova të ishte shtet, Mali i Zi nuk do t’i merrte Kosovës 9000 e sa hektarë tokë por kufiri i Kosovës do të kishte përfshirë brenda së paku nja 900 000 e më shumë hektarë.
Sikur Kosova të ishte shtet, festat nuk do t’i shëndërroheshin në trazira.
Sikur Kosova të ishte shtet, njësitë policore nuk do të hynin në seli të një partie politike për t’i arrestuar aktivistët e saj dhe nuk di t’i rrihte qindra qytetarë, por do t’ia mësynte zyreve të pushtetit ku ‘punojnë’ kriminelët. Nëse policia, helbete, nuk e dinë se kush janë kriminelët, le ta pyet cilindo qytetar se këto punë i din gjithkush.
Sikur Kosova të ishte shtet, sot nuk do të ishin djersitë nëpër media e Facebook ‘ekspertët’ dhe ‘gazetarët’ duke i dhënë zor ta mbrojnë ‘shtetin’ që nuk ekziston në kuptimin e mirë filltë por do të ishin angazhuar ta krijojnë atë duke i hequr halabakët nga qeveria. Por, këta janë mbrojtësit e tyre pasi që së bashku me ta kanë krijuar jetën e tyre luksoze në vendin më të varfër të Evropës.
Sikur Kosova të ishte shtet, sonte, deri në mesnatë, do t’i lironte të gjithë ata që i arrestoi sot. Dhe, prej nesër do të duhej të ulemi, të marim frymë thellë e pas një pushimi të mendojmë si ta krijojmë shtetin.
Ndërkohë do të ishte mirë që të ndalen ‘hygjymet’ kundër Vetvendosjes pasi që kjo është partia e vetme që është e interesuar të qeverisë me shtetin dhe popullatën e saj.















