Aktori dhe regjisori serb Çedomir Petroviq, i biri i komikut të njohur serb Miodrag Petroviq – Çkala, në një tekst të tij autorial, ka kërkuar nga Serbia që ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Ai ka theksuar se Serbia duhet “të ngarendë” drejt Bashkimit Evropian dhe drejt Rusisë.
Në shkrimin e tij, Petroviq ka thënë se Serbia nuk duhet të lejojë që Bashkimi Evropian t’i ndërpresë kontaktet me Serbinë.
“Ne kemi kërkuar që të na pranojnë. Ata na duhen neve si buka. Ne jo atyre. Qeveria e Serbisë duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës, integritetin territorial dhe sovranitetin e saj. Nuk duhet të kundërshtohet marrja e karriges së Kosovës në OKB. Duhet të vendosen marrëdhëniet diplomatike me Kosovën dhe të shkëmbehen ambasadorët me Kosovën”, ka shkruar Petroviq.
“Ne gjithmonë numërojmë se cili shtet e ka njohur pavarësinë e Kosovës e cili jo. Aty shihen se kush janë miqtë dhe cilët jo. Një budallallëk i papërshkrueshëm. Me këtë shihet se kush është pragmatik e kush i mençur dhe kush i mbron interesat e popullit të vet” ka shkruar ai.
“Po të kishim pasur trimëri dhe mençuri dhe të parët ta kishim njohur Kosovën dhe të kishim bërë krejt [farë kërkon Bashkimi Europian, tani me muaj apo edhe me vite do të ishim më afër përmbushjes së kapitujve që duhet ti aprovojmë ashtu siç janë”, ka shkruar më tutje ai.
“Kometa e Halley’t në qiell shfaqet pas 76 viteve. Janë të rrallë fatlumët që mund ta shohin dy herë në jetë. Nëse lëshojmë rastin e hyrjes në Bashkimin Europian, të cilin tash e kemi, tjetrin do ta përjetojnë vetëm gjeneratat e ardhshme” ka shkruar aktori e regjisori serb Çedomir Petroviq, transmeton Express.
















