Para ca ditësh, u nisa me autobuz për në shtetin fqinj, Connecticut, te miku im, skulptori Vasil Rakaj.
Kësaj here më nxiti qëllimi për të parë punën e tij të fundit. Janë dy buste të vëllezërve patriotë nga Bregu i Matës, Gjeto dhe Dedë Coku. Është porosi që vjen nga pushteti Vender i Lezhës, ne bashkëpunim me familjarët e Cokajve, që banojnë në Shqipëri dhe këtu ne Amerikë.
Për punen, luftën dhe bëmat e Gjeto dhe Dedë Cokut, din i madh e i vogël ne Bregun e Matës. Për ta flet historia dhe janë shkruar libra. Tani do të përjetsohen edhe në bronx, dhe do vëndosen krah njëri tjetrit, në sheshin qëndror, afer qendrës historiko-muzeale të qytetit te Lezhës.
Skulptori Vasil Rakaj, ka disa muaj qe po punon me përkushtim dhe pasion te veçantë që vepra të dalë sa më e bukur. Përgjegjësia e tij është e dyfishtë: si autor krijues dhe si mik i Cokajve ( nusja e djalit të tij është stërmbesa e Dedë Cokut).
Vasilin e njoh qe prej më shumë se 30 vjetësh, ja njoh aftësine krijuese, temperamentin burrëror e serioz në punë, vullnetin dhe talentin. Nga duart e tij kanë dalë vepra artistike të denja, me temë historike, epike apo lirike. Ai është autor i monumentit të Nënë Terezës, vëndosur te kisha Shqiptare në New York, Michigan, Tuz të Malit të Zi si dhe tek sheshi Nënë Tereza ne Prishtinë. ( I pari skulptor ne botë që përfundon monumentin në skulpture kushtuar Nënë Terezes që kur ajo ishte gjallë)
Para 3 muajsh kam qënë në studion e Vasilit dhe u befasova kur pashë të modeluar në balte bustin e njërit prej vëllezërve, Dedë Cokut. Puna fliste vetë me cilësinë e bukurinë e saj, me përmasa që kalajonë ato të bustit e që i afrohen një monumenti me ngjashmërinë e personit që enthuziazmoi pasardhësit e tij, me qëndrimin e pëlqyeshëm dhe detajet e shumta që plotësojne figurën e atij burri të përmendur… Tani, meraku im mbetej pyetja: A do ti dilte kaq e bukur, e mbaruar dhe busti i Gjeto Cokut?
Përsëri në studion e skulptorit, kësaj here shtanga nga habia, vepra ishte e plotë. Figura e Gjeto Cokut, me veshjen e malësorit, me duart në brez afër nugantit, por jo agresiv, shpreh autoritetin e një prijësi të urtë. Përbri të vëllait, Dedës, sikur ia shton forcën dhe vullnetin atij. Gjithçka në mes tyre shkon në harmoni, sikur komunikojnë me njëri tjetrin, për çeshtje dhe problemet e kohës, për hallet e popullit, të luftës, të rregullit dhe të rendit.
Gjeto Coku ka qënë prefekt i Lezhës deri kur e vranë më 1913. Vendin e tij e zuri Deda, si prefekt për 32 vite të tjera. Edhe Dedë Cokun e vrau komunizmi, fill pas çlirimt. E pushkatuan prane mureve të kalasë së Lezhës…
Në bisedë e sipër, hapet dera dhe hyn në studio shoku dhe kolegu i Vasilit, z. Kujtim Qamo, që punon e jeton në N.Y. Menjëherë filluam të komentojmë punën që kishim përpara, pa ia shqitur sytë asnjë çast. Si koleg dhe si i zanatit, Kujtimi bëri vlerësime te punës dhe ndonjë vërejtje episodike. Pastaj tha: -Kjo punë, Vasil, do të jetë vepra e jetës tënde.
Kjo shprehje vlerësuese, m’u duk shumë relative dhe e diskutueshme, pasi Vasili, është akoma i fortë, bile në kulmin e krijimtarisë së vet krijuese. Në të ardhmen, do të krijoje vepra edhe më të bukura.
Të nesërmen e asaj dite, përsëri në studio me Vasilin. Sipas telefonatës qe kishte lënë, erdhën për vizitë dy shqiptarë nga N.Y. Njëri prej tyre shpalosi një ide interesante: donte të sponsorizonte ngritjen e një monumenti te Skënderbeut mbi kalë. Ideja ishte shumë e mirë, por akoma jo e kristalizuar përfundimisht. “N.q.s vendoset me u ba kjo përmendore atë do ta punosh vetëm Ti Vasil-tha shoqëruesi i atij “bosit”….
Mysafirët nga N.Y. u kënaqen shumë nga soditja e busteve të porsa mbaruar. Njëri thirri:- heu ç’burra paskan qenë këta Cokajt, po si vriten këta lloj burrash”…
Edhe kur i percollëm, ata s’pushoshin së thëni- oh sa punë e bukur! Pa…pa…pa…
Skulptori e konsideron punën të mbaruar nga ana artistike. Megjithatë ka dhe shumë për të bërë. Tani po pregatit kallëpet me allçi të cilat do ti çojë në Tiranë, për ti derdhur ne bronx. Deri sa të vëndosen në sheshin e caktuar te Lezhës, mjeshtri do ti rrijë punës mbi kryr. Me siguri suksesin e ka te garantuar.
I kënaqur dhe i plotësuar u ndava edhe kësaj here me mikun tim, për t’u takuar përsëri në të ardhmen, në përceptimin e ndonje pune të re…
Nga Dalip Karameti
Worcester, MA



















