Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:30, tek rruga Thesarit në zonën e Freskut.
Burime nga policia thanë se, makina me targë AA 416 LY, me drejtues një person me inicialet F. O., ka aksidentuar të miturën 3 vjeçe e cila është dërguar në SQU dhe më pas ka gjetur vjekjen.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar edhe një grua e paidentifikuar ende e cila është jashtë rrezikut për jetën në spital.
Aktualisht shoferi i makinës është shoqëruar në komisariat.















