Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se dy automjete janë përplasur në afërsi të Maminasit, duke shkaktuar plagosjen e dy personave.
Mësohet se të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës. Uniformat blu ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.















