Rreth 700 kilogramë kanabis janë sekuestruar në ishullin Zakinthos në Greqi. Ndërsa janë arrestuar edhe pesë persona.
Bëhet e ditur se lënda narkotike vinte nga Shqipëria. Nga të dhënat paraprake, rezulton se droga e kapur ishte transportuar me gomone.
Gjithashtu, policia vendase njofton se kohët e fundit janë sekuestruar sasia të mëdha droge në territorin grek, por që vinte nga Shqipëria.















