Aleanca për Kosovën e Re (AKR) I ka bërë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të marrë vendim për rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve të zgjedhjeve parlamentare të së dielës.
Kërkesa e AKR-së, sipas komunikatës së saj, bazohet në deklaratat e Këshillave Vendore të Zgjedhjeve se procesi I numërimit të votave është shoqëriar me parregullsi të mëdha.
Në komunikatën e AKR-së, thuhet:
“Aleanca për Kosovë të Re është duke përcjellë me vëmendje procesimin e rezultateve zgjedhore të dala nga zgjedhjet e parakohshme, të mbajtura më 8 qershor, të cilat, për fat të keq, po rezultojnë me keqpërdorime dhe me probleme që po e përcjellin procesin e numërimit të fletëvotimeve.
Aleanca Kosova e Re, përmes anëtarëve të vet në KVV, ka pranuar fakte të cilat flasin për parregullsi gjatë numërimit dhe bartjes së rezultateve në Formularin e përputhjes së të dhënave dhe rezultateve, nga të cilat shihet se votat e AKR-së, me apo pa qëllim, u janë bartur subjekteve të tjera politike.
Këto parregullsi deshmohen me formularin e rezultatit të kandidatëve ku në të njëjtën vend votim, kandidatët kane vota ndërsa subjekti politik AKR-ja nuk ka as edhe një votë të vetme.
Deri më tani, AKR ka të identifikuar disa prej rasteve të tilla, të cilat seriozisht e dëmtojnë AKR-në, dhe njëkohësisht abuzojnë me vullnetin politik të votuesit.
Komisionerët kanë dokumentuar se ka edhe raste kur votat e AKR i jani bartur një subjekti tjetër politik, kandidatët e të cilëve nuk kanë asnjë votë.
AKR është e shqetësuar edhe për raste dhe mënyra të tjera kur vullneti i qytetarëve është keqpërdor sic janë dëmtimet e qëllimshme të votës së përcaktuar për AKR-në.
Për këtë arsye Aleanca Kosova e Re, kërkon nga Komisioni Qendror Zgjedhor, që të marrë vendim për rinumërim të plotë të të gjitha fletëvotimeve në tërë territorin e Kosovës, me çka do të dëshmohet se vullneti i qytetarëve do të respektohet në tërësi.
Rinumërimi i plotë i fletëvotimeve do të eliminonte edhe pakënaqësitë, që tashmë kanë filluar të dalin në shesh, nga kandidatët dhe ankesat e tyre për manipulim të votave të brendshme.
Aleanca për Kosovë të Re, i siguron qytetarët se do të angazhohet që vullneti i secilit votues do të respektohet në plotni, pavarësisht rezultatit që mund ta kenë subjektet politike, në këtë rast edhe AKR-ja”, thuhet në komunikatë.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...













