Autoritetet kompetente janë duke vazhduar hetimet për gjetjen e shkaktarit të aksidentit fatal që ndodhi javën e kaluar në Termocentralin “Kosova A”.
Dy persona e humbën jetën dhe 14 tjerë u plagosën nga një shpërthim që ndodhit më 6 maj në Repartin e Elektrolizës të këtij termocentrali.
Në fazën e parë janë kryer inspektimet nga aspekti i sigurisë, ndërsa në fazën e dytë po vazhdojnë testimeve teknike dhe teknologjike. Në bazë të rezultateve të këtyre testimeve do të kryhen rehabilitimet e nevojshme.
Edmond Nulleshi, drejtor ekzekutiv për Shërbime në Korporatën Energjetike të Kosovës, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se kompania vazhdimisht ka ndërmarrë masa të sigurisë në punë. Sipas tij, kjo dëshmohet edhe në raportet e inspektimeve të kryera nga palë të jashtme, siç janë: KFOR-i, Forca e Sigurisë se Kosovës dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave.
Por, Kryetari i Sindikatës së Energjetikës, Izet Mustafa, kishte thënë për Radion Evropa e Lirë se nive3li I mbrojtjes dhe sigurisë në punë është I pamjaftueshëm.
“Në aspektin e përgjithshëm ne shumë herë kemi ngritur çështjen e sigurisë dhe kemi kërkuar që të merren masa të sigurisë dhe pajisjet e vjetra që iu ka skaduar afati të largohen dhe të zëvendësohen me pajisje të reja, por nuk ka pasur mundësi materiale”, ka thënë Mustafa.
Sidoqoftë, KEK në koordinim më organet kompetente, është duke kryer te gjitha inspektimet dhe testimet dhe përgatitjen e kthimit në punë të njësive të termocentralit “Kosova A”, sa më parëe që të jetë e mundur.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...













