Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, e ka vizituar sot (e premte) Qendrën e Numërimit e të Rezultateve (QNR) të Komisionit Qendror Zgjedhor, në Fushë Kosovë, në periferi të Prishtrinës.
“Radha ime për ndërrim, si një prej anëtarëve të monitoruesve të Ambasadës Amerikane në QNR”, ka shkruar Jacobson në Tëitter.
Në QNR, aktualisht, është duke u bërë regjistrimi i votave me kusht dhe votave të dërguara me postë. Pas regjistrimit do të bëhet edhe numërimi i këtyre votave. Me përfundimin e këtij procesi, krijohen kushtet që KQZ të certifikojë rezultatin përfundimtar të zgjedhjet të parakohshme parlamentare, të cilat u mbajtën të dielën.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...














