Tirana dhe Elbasani janë qytetet me ajrin më të ndotur përsa i takon pluhurit dhe dioksidit të azotit.
Sipas raportit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit mbi cilësinë e ajrit urban për periudhën Janar – Shtator 2014, ku janë monitoruar 9 qytete të vendi, pm10 , apo siç njihen ndryshe, grimcat e pluhurit, në këto qytete është mbi normat e Bashkimit Europian, ndonëse brenda normave shqiptare.
Në kryeqytet, Rruga “Sami Frashëri”, pranë Liqenit Artificial është zona me e ndotur.
Niveli i grimcave të pluhurit është 62.23 mikrogramë për metër kub, duke tejkaluar kështu jo vetëm normën europiane e cila është 40 mikrogramë, por edhe normën shqiptare që është 60 mikrogramë për metër kub.
Sa i takon grimave të imta pm 2.5, raporti vëren se Fieri, Berati dhe Korça, janë qyetet ku ajri pëmban nivel të lartë të këtyre grimcave.
Ekspertët e mjedisit fajësojnë për këtë situatë përdorimin e druve të zjarrit për ngrohje si dhe trafikun e rënduar.
Por ndotësit e ajrit nuk janë vetëm të shkaktuar nga njeriu, por edhe vetë natyra.
Ekspertët e mjedisit janë të mendimit se trafiku ka impakt shumë të lartë në cilësinë e ajrit.
Në një test të kryer gjatë 24 orëve të vizitës së Papa Françeskut në Tiranë, rezultoi se deri në orën 17.00 ku kishte ndalim trafiku, niveli i dioksid azoti ishte 5 mikrogramë për metër kub dhe në orën 19.00 niveli arriti 30 mikrogramë për metër kub, duke pësuar një rritje me 6 herë.















