Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, duke e emërtuar kryeministrin Edi Rama me termin “vajmedet” deklaron se ky i fundit ka urdhëruar bllokimin e punimeve për rehabilitimin e Lanës dhe rrugët paralele nga Materniteti i Ri deri te Fresku. “Ka bllokuar punimet e unazës së re nga Qyteti i Nxënësve tek Qendra Kristal. Të dyja këto investime lirojnë trafikun e rënduar të Tiranës dhe i kursejnë mijëra ton blozë në vit mushkërive të kryeqytetasve”, shkruan Basha në Facebook. Sipas tij, “vajmedieti” ka bllokuar koncesionin e terminalit të pasagjerëve që nuk i kushton asnjë lek taksapaguesve, por hap qindra vende pune të reja dhe ju kursen 6 ton gaz karbonik në ditë fëmijëve dhe të rriturve të Tiranës. “Por ku pyet e ku dëgjon Vajmedeti për jetën e për shëndetin e qytetarëve! Bllokim, shkatërrim dhe mashtrim! Ky ishte, ky është, e ky do të jetë derisa t’ia tregojmë vendin të gjithë bashkë edhe një herë!”, përfundon shkrimin e tij Lulzim Basha.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















