Nga Washingtoni, ku ndodhet per takimin vjetor te FMN-se ministri i Financave u ka dhene shqiptareve sihariqin se cmimi I energjise elektrike do te rritet, dhe kjo eshte e konfirmuar. Anetari i qeverise ka thene se do te hiqet fasha prej 300 kilovatoresh, per te cilen paguhet nje çmim me i ulet.
Prej vitit të ardhshëm do të hiqet fasha e mbrojtur e konsumit të energjisë, prej 300 kilovatorë me një çmim 7.7 lekë për kilovat. Ministri i Financave Shlëqim Cani, I cili ndodhet në takimin vjetor të FMN-së në Ëashington, e ka pranuar në një intervistë për revistën Ekonomike Monitor, se do të hiqet kufiri prej 300 KV, duke theksuar se do të kompensohen shtresat e varfëra.
Deri në sot, konsumin familjar mbi 300 kilovat në muaj, paguhet me 13.5 lekë për kilovat, Ndërsa ministrit Cani, ka theksuar se për tarifën e konsumit do të merret çmimi mesatar i energjisë. Nëse do të miratohet ky variant, familjet do të paguajne 10.6 lekë për çdo kilovatorë të konsumuar.
Ministri Cani ka theksuar gjatë intervistës së qëllimi nuk është rritja e çmimit, por ulja e abuzimeve me ndarjen e fashës prej 300 kilovat. “Heqja e kësaj fashe do të thjeshtojë procedurën, do të jetë i njëjti çmim, që nga fillimi deri në fund”, ka theksuar ministri Cani, ndërsa sipas tij, me huanë e Bankës Botërore prej 150 milionë dollarë do të ulë humbjet në rrjet.
Energjia është ndër çështjet më të rëndësishme që po diskutohet këto ditë mes përfaqësuesve të qeverisë dhe FMN-së. Sipas ministrit Cani, po diskutohet edhe paketa fiskale dhe buxheti. Në paketën fiskale sipas tij do të ketë ndryshime të disa taksave, por theksi sipas tij do të vihet tek një administrim më i mirë i këtyre taksave. Përsa i përket buxhetit, objektiv i padiskutueshëm sipas Canit do të jetë ulja e borxhit publik.
















