Drita e Dëshmorëve dhe Dita e Çlirimit të Drenasit, në sfondin e podiumit nuk e nxori fotografinë e heroit kombëtar Adem Jashari, pranë fotografisë së heroit kombëtar Skënderbeu.
Siç raporton INA, kjo ngjarje i ka revoltuar të pranishmit, të cilët të revoltuar kanë filluar ta braktisin manifestimin.
“Kjo që ka ndodhur është skandaloze dhe e pafalshme. Figura kombëtare e Adem Jasharit nuk guxon të injorohet në mënyrë të tillë, nga individë të tillë që me petkun e politikës po keqpërdorin vlerat e luftës së UÇK-së”, theksoi për INA, një veteran i UÇK-së.
Me presionin e qytetarëve të Drenasit, më pas pranë fotografisë së heroit kombëtar Skënderbeu është vendosur edhe fotografia e komandantit legjendar Adem Jasharit.
Për çudi në këtë manifestim nuk u vërejt as kryeministri në largim, Hashim Thaçi














