Një nga problemet më të paevitueshme për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, mbeten fletëvotimet e pavlefshme, që edhe këtë herë janë në numër të madh.
Për dallim nga zgjedhjet lokale të vitit të kaluara që ishin mbi 110 mijë fletëvotime të pavlefshme, ky numër është zvogëluar në mbi 30 mijë, që kanë dalë nga numërimi preliminar i votave. Por, edhe ky numër asht i lartë, ngase me 30-40 mijë vota, në Kuvend do të mund të shkonin 5-6 deputet, raporton Rrokum TV.
Burim Ahmetaj, Koordinator në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, thotë se numri i fletëvotimeve të pavlefshme është diku rreth 30 mijë, mirëpo se ky numër mundet me u rrit edhe ma tej, me numërimin e votave të mbetura.
Ndërsa, shefi i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Enis Halimi, thotë se trendi i fletëvotimeve të pavlefshme është në rënie. Halimi, duke fol për afatin e mundshëm të daljes me rezultatet finale, tha se më e rëndësishme për ta është cilësia, se sa shpejtësi e kryerjes së punës.















