• Latest
  • Trending
  • All

Stërgjyshërit që erdhën nga stepat

08/05/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 6 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Histori

Stërgjyshërit që erdhën nga stepat

08/05/2016
in Histori

Kush ishte populli që gjashtëmijë vite më parë pushtoi Evropën duke i ndryshuar asaj gjuhët, jetën dhe zakonet? Lexojeni enigmën e indoevropianëve
Ishin të gjatë, biondë, me sy bojë qielli. Kishin nofull të fortë, ballë të lartë dhe shpatulla të gjera. Me një fjalë, njerëz të pashëm me tipare tipike nordike.

Dy studiues gjermanë të fundit të tetëqindës e përshkruanin në këtë mënyrë aspektin fizik të indoevropianëve, alias arianëve, popull primitiv, gjaku i të cilit rrjedh në venat e pothuajse të gjithë evropianëve, dhe jo vetëm. Dy studiuesit quheshin Theodor Poesche dhe Karl Penka. Pas tyre, nazizmi stiloi një klasifikim: neo-arianët e racës së pastër ishin gjermanë (përjashtuar hebrenjtë), ata një kategori më poshtë ishin rusë. Se sa shumë pasoja të tmerrshme erdhën prej kësaj, kjo dihet tashmë.

Lajme teNjejta

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

12/09/2021

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

15/06/2021

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

05/01/2021

Megjithatë teoria Poesche-Penka bazohej në një hiç: indoevropianët nuk kanë lënë asnjë përshkrim të vetvetes.

“Duket se nuk ekziston asnjë tipar fizik që mund të konsiderohet specifik i këtij populli që nga lashtësia, përveç faktit që ishin racë e bardhë”, pret shkurt spanjolli Francisco Vilar, një prej indoevropeistëve më të mëdhenj të gjallë, docent në Universitetin e Salamancas.

Në lidhje me aspektin fizik të atyre paraardhësve tanë të largët, në fakt mund të thuhet edhe diçka tjetër, të paktën për gjatësinë. Harrojini “gjigandët” e Poesches dhe Penkas: një skelet i një mashkulli, i gjetur disa dhjetëra vite më parë dhe që i është atribuuar një kryetari fisi arian te vitit 2500 para Krishtit është i gjatë vetëm 152 centimetra, pak më shumë se një xhuxh. Nëse Hitleri do ta merrte vesh, do të rrotullohej në varr, edhe sepse skeleti u gjet në Kutuluk, një rajon në Povolzhye. Domethënë në fushën e Vollgës në veri të ish Stalingradit, qytet simbol ku rusët poshtëruan Vermahtin.

Vetëm në dekadat e fundit indoevropianët kanë dalë nga legjenda dhe nga fantazitë raciste për të marrë një kornizë konkrete. Megjithatë, interesi kundrejt tyre nuk është i kohëve të fundit: studiuesi i parë që u mor me këtë temë quhej Andreas Jager. Ishte suedez dhe jetoi mes viteve 1660 dhe 1730. Nuk bëhej fjalë për një historian dhe as për një arkeolog, por për një filolog, i cili në vitin 1686 botoi një traktat në të cilin pohonte ekzistencën e gjyshërve të përbashkët mes shumë popujve evropianë dhe një pjese të mirë të atyre aziatikë.

Teoria e Jagerit bazohej në një të dhënë leksikore: disa fjalë të gjuhëve të lashta të kontinentit tonë (greqisht, latinisht, kelte, gotike dhe të tjera) kishin rrënjë të ngjashme me ato gjuhë gjeografikisht të largëta, si persishtja, gjuha kurde, sanskrinishtja dhe tocaria, një gjuhë që flitet edhe sot në Kinë. Rastësi? E pamundur. Më e arsyeshme të mendosh për një origjinë të përbashkët të këtyre gjuhëve. Prej këtu vjen hipoteza që në albumin familjar të gjermanëve, grekëve dhe indianëve janë të njëjtët gjyshër, që Jager i quajti Scytho-Celthe.

Në fillim, askush nuk e mori seriozisht atë “suedez të marrë” që gjeti strehë tek feja dhe u shndërrua në pastor protestant. Më pas postulati i Jagerit gjeti prozelitë, që duke krahasuar fjalë të gjuhëve të njohura rindërtuan shumë fjalë të një gjuhe primitive, e quajtur protoindoevropiane. Një shembull: “baba” në latinisht thuhet “pater”, në sanskrinisht “pita”, në gjuhën gote “fadar” dhe në anglisht “father”. Linguistët deduktojnë prej kësaj ekzistencën e një rrënje indoevropiane p-t (apo f-t) dhe një fjale primitive që ndoshta tingëllonte “peter”. Me këtë operacion arkeologjie linguistike janë rindërtuar në mënyrë bindëse të paktën njëqind fjalë protoindoevropiane, duke përfshirë edhe emrin me të cilin gjyshërit tanë ndoshta quanin vetveten: Aryos (Arianë).

Pikërisht duke nisur nga ky minifjalor, tregues pas treguesi si në një libër misteri, u mbërrit tek Pavel Kuznetsov, studiuesi i institutit të arkeologjisë së Povolzhye, i cili gjeti edhe skeletin e famshëm të Kutulukut. Dhe, para tij, tek Marija Gimbutas (1921-1994), arkeologe lituaneze që konsiderohet nëna e indoevropeistikës moderne.

Falë “detektivëve” si dyshja Kuznetsov-Gimbutas, sot për jetën e Aryosve dihen shumë gjëra. Dihet për shembull që ata njihnin metalet (bakrin, e më pas bronzin dhe floririn); që kishin një shoqëri të ndarë në tre klasa (priftërinj, luftëtarë, barinj); që zhvendoseshin me karroca dhe kuaj; që jetonin vetëm me mbarështim, por edhe një embrion të bujqësisë; që kishin një fe politeiste; që i nderonin të vdekurit me varre të papërpunuar, por të mëdhenj; që nuk njihnin shkrimin, por njihnin poezinë.

Sot dimë edhe se kush ka qenë ndoshta “toka e parë ariane”, që për dy shekuj studiuesit e kanë quajtur në mënyrë gjenerike Urheimat (“atdheu fillestar”, në gjermanisht), sepse nuk dinin ku ta vendosnin. Tashmë, pothuajse askush nuk ka më dyshime që Urheimatet (apo të paktën një prej Urheimatëve) ka qenë jugu i Rusisë, mes Vollgës dhe Kaukazit, mes Kaspikut dhe Detit të Zi. Prej aty, në tre faza mes epokës së bakrit dhe asaj të bronzit (d.m.th. mes 4500 dhe 2500 para Krishtit) arianët u shtrinë në dy drejtime: në perëndim të Evropës, dhe në juglindje të Indisë.

Megjithatë, duhet vënë një kusht për të gjithë këtë pasi jo të gjithë studiuesit bien dakord. Këtë rindërtim e konteston mbi të gjitha një arkeolog britanik, Andreu Collin Renfreu, i bindur që djepi i indoevropianëve është jugu i Anadollit, që ekspansioni i tyre ka ndodhur që në Neolit (ndoshta 7000 para Krishtit) dhe që ekspansioni i arianëve në dëm të popujve që kishin ekzistuar më parë është i lidhur me përhapjen e bujqësisë.

Por, dy tezat janë vërtetë alternative? Ndoshta jo, siç do ta shohim më poshtë. Për momentin mjafton të thuhet se deri jo shumë kohë më parë hipotezat në diskutim ishin më shumë dhe fantazia kish nisur galopin: disa e vendosnin Urheimatin në Lituani, të tjerët në Gjermani, në Lindjen e Mesme apo madje edhe në Kashmirin e largët. Po si u arrit në fund që të përzgjidhej Rusia?

Edhe një herë, pista ka qenë mbi të gjitha gjuhësore. Dhe për t’u habitur që rrugën e duhur e kanë gjetur pikërisht përmes bimëve dhe kafshëve. Marrim për shembull dy pemë karakteristike të klimave shumë të ndryshme: ahu dhe palma. Nëse në shumë gjuhë indoevropiane i pari ka emra të ngjashëm dhe e dyta jo, do të ishte logjike të mendoje që gjyshërit tanë, kur nuk ishin të ndarë në njëmijë popuj të ndryshëm, jetonin në një rajon ku ka patur ahe dhe jo palma. Kështu, nëse për hipotezë do të mund të rindërtonim një fjalë indoevropiane për ariun, ujkun dhe drerin, por jo për luanin, atëherë do të deduktohej që Urheimat duhej të kish qenë në një zonë të pajtueshme me faunën nordike.

Speciet e përmendura më sipër nuk janë zgjedhur rastësisht. Në fakt për disa gjenden vërtetë emra me rrënjë të ngjashme të përhapura në një zonë të gjerë, nga Britania e Madhe në Indi. Ujku, për shembull, në anglisht dhe gjermanisht quhet “wolf”, në gjuhën ceke vlk, në shqip ujk, në norvegjisht ulv, në lituanisht vilkas, ndërsa në gjuhën paleosllave quhej vliku, në sanskrinisht vrkas dhe në gjuhën perse verkana. Në latinisht, predatori i pyjeve kishte një emër të ndryshëm, por rrënja e wolf gjermanik përdorej për një specie të përafërt: vulpes, italisht volpe, pra dhelpra.

Deduksioni i linguistëve: në krye të këtyre emrave me “v” dhe “l” ka një fjalë indoevropiane: wlkwos. Në mënyrë të ngjashme është mundur t’i jepet një emër arian edhe ariut (rkthos), drerit (kerewos) dhe ahut (bhagos), por jo palmës, luanit dhe tigrit. Pra, Urheimat nuk mund të ekzistonte në Indi apo në Lindjen e Mesme, toka me mace, me shumë pak drerë dhe pa ahe. Thënë kjo, megjithatë jemi në fushën e shtatë poleve: zona me ahe, ujq, arinj dhe drerë ka shumë, nga Spanja në Kaspik.

Në këtë pikë, në ndihmë të arkeologjisë gjuhësore vjen arkeologjia e vërtetë, me tre personazhe me origjinë të ndryshme (australiani Vere Gordon Childe, Gimbutas që u përmend më sipër dhe irlandezi James Patrick Mallory) që në kohë të njëpasnjëshme gjatë 90 viteve të fundit kanë propozuar, ndonëse me tone jo gjithnjë homogjenë, një fjalë magjike: kurgan.

Këtë herë nuk bëhet fjalë për një fjalë indoevropiane, por një emër me origjinë turko-tartare, që tregon disa varre misteriozë prehistorikë, të shpërndarë mes Ukrainës, Rusisë dhe Kazakistanit. Ndonëse hapësira është kaq e gjerë, struktura e kurganëve është kudo e njëjtë: “piramidat e stepave” të ngritura me pirgje dheu dhe gurësh që formojnë kodërza me diametër deri në 200 metra.

Në brendësi, përveç eshtrave të të vdekurit, një kurgan përmban armë dhe sende të dobishëm, prej ahu dhe materiale të ndryshëm sipas epokës përkatëse. Duhet saktësuar se “piramidat” nuk janë të gjitha të së njëjtës epokë: variojnë nga 4500 në 1200 para Krishtit. Mes kurganëve të studiuar tashmë, më antikët janë në jug të Rusisë. Më i rëndësishmi është Majkop, në Adighezi, një republikë shumë pyjore autonome e Federatës ruse, në verilindje të Detit të Zi: brenda kishte objekte floriri dhe argjendi.

Po përse i kemi quajtur misteriozë këta maksipirgje? E thjeshtë: sepse ai që i ngriti nuk la asgjë të shkruar. Mbeten anonimë si arkitektët që i projektuan, ashtu edhe të vdekurit për të cilët u ngritën. Po kaq anonim është qytetërimi që i përdorte, që për konvencion është quajtur nga arkeologët “kultura Kurgan”. Një qytetërim i fuqishëm, por ende analfabet.

Dhe ja teza që do ta quajmë teorema Gimbutas, për arsye se studiuesja lituaneze ka qenë mbështetësja më bindëse, ndonëse jo e para: indoevropianët, të hamendësuar në tavolinë pa gjetje arkeologjike dhe Kurganët, të pasur me arkeologji po pa një histori të shkruajtur, mendohet të jenë i njëjti popull. “Një popull gjysmë nomad”, saktëson profesor Villar “që zakonisht jetonte në shtëpi gjysmë të nëndheshme, me strukturë dhe konstruksion shumë të thjeshtë, që braktiseshin për t’u ndërtuar më pas gjetkë”.

Pikërisht lehtësia e lëvizjes ka qenë në themel të kolonizimit të territoreve të mëdhenj, si ata ku fliten gjuhë indoevropiane. Ishin toka të banuara tashmë nga të tjerë (për shembull në Spanjë vaskonët, paraardhësit e baskëve të sotëm; në Itali ndoshta ligurët), ushtarakisht më të dobët ndonëse ndonjëherë më të zhvilluar. Por, nuk është aspak e thënë që kanë qenë pushtime të armatosura: “Ishte një proces që zgjati disa mijëvjeçarë dhe përbëhej nga një lëmsh i pazgjidhshëm zhvendosjesh të popujve”, këmbëngul Villar,

Duke reduktuar deri në kockë këtë lëmsh, mund të themi që ekspansioni indoevropian pati fillimisht si objekt pjesën e poshtme të Danubit dhe Ballkanin; më pas Evropën Qendrore dhe një pjesë të mirë të Azisë, nga Irani në Indi; në fund Italinë, Spanjën dhe Egjeun. Morali: kur bota doli nga prehistoria, në Perëndim gjuha e origjinës ishte fragmentuar tashmë në të paktën nëntë “dialekte”: kelt, baltik, gjermanik, italik, grek, sllav, shqiptar, ilirik dhe itit.

Në trashëgiminë gjenetike të njeriut ka një kromozom (Y) që transmetohet nga babai tek fëmija mashkull. Duke studiuar kromozomet dhe variantet e tyre mund të zbulohen afërsi mes gjeneve të largët. Një operacion i ngjashëm mund të bëhet me ADN mitokondriale, që transmetohet përmes linjës femërore. Kërkimet mbi kromozomin Y tregojnë që në ADN e evropianëve ka pesë komponentë kryesorë, me origjinë nga valë të lashta migrimi të dallueshme qartë. I pari zë 28%, i dyti 22%, i treti pak më shumë se 20% e kështu me radhë në zbritje.

Gjenet e afërsisë nuk janë shpërndarë në mënyrë uniforme: ai i komponentit të parë ka frekuencë më të madhe në Lindjen e Mesme, në Anadoll e në juglindje të Evropës, ndërsa ai i tretë rritet drejt Perëndimit, për t’u zhdukur në vendet baskë.

“Kuadri që deduktojmë është që Evropa ishte e para e prekur nga një imigrim në epokën e neolitit me prejardhje nga Lindja e Mesme, që ndoshta lidhej me përhapjen e bujqësisë. Dhe që më pas pati një tjetër valë nga stepat ruse drejt perëndimit. Teoria e Kurgan dhe ajo e Colin Renfrew janë të dyja të vërteta: indoevropianët u nisën nga Rusia, por paraardhësit e tyre direktë vinin nga Anadolli”. Sigurisht, në fillimin e kohëve askush nuk e mendonte që ata bari dhish primitivë do të pushtonin botën. E megjithatë, pasardhësit e trye të largët janë shpërndarë kudo dhe sot përbëjnë gjysmën e popullsisë botërore.

Post Views: 187
Tags: Andrew Collin RenfrewAsian steppesedi ramaFrancisco Vilargreat-grandparentsiliretIllyriansKarl PenkaPelasgianspellazgetpopulation Indo Europeanpopullsia indo evropianeRusiaStalingradstepat aziatikestergjysherTheodor Poesche
Previous Post

Adem Jashari “harrohet” në Drenas

Next Post

Lazarat, plagoset një person me plumb qorr

Related Posts

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

by TheAlbanian.co.uk
12/09/2021
0

Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë...

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

by TheAlbanian.co.uk
15/06/2021
0

“Qiraja (taksa) civile” (të cilën kombi duhet të paguajë për të mbështetur mbretërit e tij dhe oborret përkatëse) është ajo...

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

by TheAlbanian.co.uk
05/01/2021
0

Frank Shkreli Kongresisti dhe miku i madh i shqiptarëve, njëri prej mbështetevse më të dalluar në Kongresin amerikan të të...

Konferenca e Bujanit dhe rezoluta ideologjike për vetvendosje e bashkim me Shqipërinë – Nga Jusuf Buxhovi

by TheAlbanian.co.uk
03/01/2021
0

Përkujtesë historike Konferenca e Bujanit, e mbajtur nga 31 Dhjetor 1943 deri më 2 Janar 1944, paraqet një ngjarje të...

Next Post

Lazarat, plagoset një person me plumb qorr

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.