Prokuroria e Tropojës ka dërguar për gjykim tetë persona, në mesin e tyre gjashtë zyrtarë, përfshirë edhe kryetarin e komunës Tropojë e Vjetër, si edhe dy të tjerë që janë përfaqësues të një subjekti privat, të akuzuar për veprat penale të “shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikim të dokumentave” lidhur me një tender. Siç raporton Noa.al, në përfundim të hetimeve, Prokuroria ka dërguar për gjykim Ram Kërtoçin, kryetar i komunës Tropojë e Vjetër, Haki Nezaj, nënkryetar i komunës, Man Malaj, shef i financës në komunë, Zeqir Hykaj, teknik ndërtimi në komunë, Resmi Mulaj, sekretar në komunë, Fitim Peçi, punonjës në sektorin e pyjeve në komunë, dhe Sami Isufi, administrator i firmës “Besimi” dhe Ukë Kortoçi, punonjës i firmës “Besimi”. Hetimi ndaj të sipërpërmendurve është zhvilluar nën masën e sigurisë “arrest në burg”, të cilat janë ekzekutuar në Mars të vitit 2014. Më pas, gjykata vendosi të zbusë masat e sigurisë dhe hetimi i prokurorisë ndaj këtyre personave ka vijuar me masat “garanci pasurore” apo në gjendje të lirë. Nga hetimet e prokurorisë, ka rezultuar se zyrtarët lokalë, kanë kryer pagesat e plota për llogari të shoqërisë “Besimi”, duke i konsideruar gjashtë punime infrastrukturore të përfunduara, ndërkohë që nga verifikimi në terren rezulton se këto punime nuk kanë filluar ose nuk kanë përfunduar. Pagesat për shoqërinë “Besimi”, e cila ka fituar tenderin për këto punime, janë kryer duke falsifikuar dokumentat dhe me shpërdorim detyre. f
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















