Kryetari i bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi është nderuar nga ambasada e Izraelit për kontributin e tij të veçantë në forcimin e marrëdhënieve Shqipëri-Izrael, veçanërisht në ruajtjen e identitetit dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të komunitetit hebre në Berat.
Ambasadori izraelit në vendin tonë, David Cohen i ka dorëzuar Nasufit edhe vlerësimin. Më pas të pranishmit kanë vizituar ambientet e cerdhes “31-vjetori” punimet e së cilës kanë mbështetjen e ambasadës izraelite.


















