Dana Milbank
Në korrik, Presidenti Obama duhet të vendoste se çfarë do të bënte me çështjen e emigracionit. Në atë kohë, ishta i ftuar në një debat, i cili supozohej t’i jepte Presidentit ndonjë mendje të “ndritur” se ç’duhet të bënte për këtë çështje. Unë argumentova se po të ndërmerrte ndonjë aksion për të forcuar masat antiemigracion, hispanikët do të votonin kundër në zgjedhjet për Senatin dhe kjo do ta zbehte figurën e Obamës. Sigurisht jo në mënyrë të dukshme, por demokratët, sipas meje, mund të humbnin disa shtete, që i kishin fituar ngushtë. Kundërshtari im në debat, ngulte këmbë se hispanikët nuk mund të llogariteshin si faktor në zgjedhje. Mbase ai kishte të drejtë në atë kohë, por ja se ç’ndodhi tani. Edhe pse Presidenti nuk ndërmorri asnjë hap për çështjen e emigracionit, hispanikët vepruan. Demokratët humbën në ato shtete, të cilat i kishin fituar me rezultat të ngushtë.
Pra, nga zgjedhjet e ditës së martë mësuam se një pjesë e vogël e hispanikëve demokratë votuan republikanët dhe një pjesë tjetët nuk votuan fare. Kombinimi i këtyre të dyjave solli humbjen në disa shtete kryesore. Tani Obama duket se u trembët latino-amerikanëve dhe pritet që t’i shtyjë edhe më shumë masat ndaj emigracionit. Megjithatë, kjo nuk do t’i sjellë asnjë fitim, por vetëm humbje. Obama duhet të mësojë diçka përtej faktorit emigracion: ai duhet t’i ndërmerrte që herët ato hapa që i mendonte si të drejta, pa menduar shumë për kostot politike, të cilat gjithsesi mbeten afatshkurtra. Mirëpo ai dëgjoi një nga autorët e librit të shumëshitur “Game Change”, Halperin-in, i cili i sugjeroi që të mos ndërmerrte asnjë masë kundër emigracionit. Halper ka një problem se e sheh politikën si një lojë, ku gurët duhet të lëvizin në atë mënyrë që të maksimizojnë votat në zgjedhjet e ardhshme. Por politika nuk është lojë për të fituar zgjedhjet dhe Obama, e mendoi gabim se do të mund të përfitonte nga hispanikët po të mos ndërmerrte asnjë hap për emigracionit.
Pra Obama nuk u ofroi asgjë latino-amerikanëve, por përkundrazi i la në ankth. Kështu, në Florida, mbështetja e hispanikëve për demokratët ra me 4 % krahasuar me dy vjet më parë. Në Teksa, 44 % e hispanikëve votuan republikanët, ndërsa në Xhorxhia, ata siguruan një mbështetje prej 47 %. E njëjta gjë ndodhi edhe në Kanzas, ku republikanët morën 47 % të votave të hispanikëve. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se shtyrja e marrjes së masave ndaj emigracionit i shkaktoi probleme demokratëve me latino-amerikanët, apo hispanikët. Por është e sigurt se nëse Obama do të kishte marrë ndonjë masë shtrënguese ndaj emigracionit në këtë moment, këto zgjedhje do të ishin shkatërrimtare për të. Në fakt, latino-amerikanët po ndjejnë vetëm presionin e masave të ardhshme kundër emigracionit dhe pritja për një kohë të gjatë të irriton. Obama duhet të ishte treguar i sinqertë me ta që në fillim dhe duhet t’i kishte marrë parasysh edhe kostot. Do të ishte e pandershme sikur t’i shtynte masat shtrënguese për emigracionin sa për të fituar Senatin dhe më pas t’i vendoste ato pas zgjedhjeve.















