• Latest
  • Trending
  • All

“Çobanët ilirë” po i braktisin Bjeshkët

02/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

“Çobanët ilirë” po i braktisin Bjeshkët

02/11/2014
in Opinion

Nga Nijazi Idrizi

Një mënyrë e veçantë e jetesës, ndoshta unike në Ballkan e bartur brez pas brezi nëpër mijëvjeçarë, që nga ilirët, e që ka arritur të vij deri në ditët e sotme, për fat të keq të civilizimit kombëtarë të shqiptarëve dhe të njerëzimit po vdes. Qeni i Sharrit, delja e Sharrit, dhia vendore, djathi i Sharrit, Kolibja e çobanit, stani, ropuhi, udha e leshit, janë pranë vijës së kuqe të ekzistencës së tyre. Të gjitha këto raca e derivate të tyre (siç janë edhe toponimet) i kanë mbajtur gjallë nëpër breza njerëzit e këtyre hapësirave me dhjetëra mijëra vjet, duke i bërë ata njësh me natyrën, gjatë përdorimit të burimeve që ua ka dhënë ajo, pa i marr asgjë më shumë se që duhet, por duke ia ofruar asaj krejt kujdesin e nevojshëm. Kjo është treva e Sharrit (Komuna e Dragashit), hapësira më e veçantë e Kosovës, ku ka mbijetuar me shpirt në dhëmbë deri në ditët e sotme njeriu me karakteristikat ilire dhe me trashëgimi të asaj jete. Kosova është vend shumë i pasur me livadhe dhe kullosa. 15% e sipërfaqes së përgjithshme të saj ose 161.400 hektarë janë të mbuluara me vegjetacion të bujshëm në periudha të ndryshme të vitit. Nga kjo hapësirë 20 % ose një e pesta gjendet pikërisht në këtë komunë të vogël e të harruar. Komuna e Sharrit është karakolli i Kosovës. Ajo shtrihet në një lartësi mbi 1000 m mbi nivelin e detit. Aty ka pak tokë bujqësore, por sipërfaqja me livadhe e kullosa arrin në 75% të territorit ose në rreth 32.000 hektarë.Banorët e kësaj ane për këtë arsye tradicionalisht janë marr me blegtori. Në kullosat e pasura të këtyre hapësirave, nëpër mijëvjeçarë, kanë kullotur me dhjetëra mijëra kokë të bagëtive të cilat i kanë lidhur banorët aty, nga të cilët janë themeluar 37 vendbanime. Deri para një shekulli kur edhe ky vend ka qenë Shqipëri dhe nuk ka pasur kufij, këto bagëti kanë dimëruar në fushat e Selaniku, ku janë bërë këmbimet dhe furnizimet e dyanshme. Edhe sot më të moshuarit i përcjellin të gjalla rrëfimet e baballarëve të tyre për rrugën “pesë javëshe” të karvanëve të cilët zbrisnin nga bjeshkët dhe duke i kullotur bagëtitë arrinin në Selanik, ku secili strehohej te banorët vendës me të cilët flisnin të njejtën gjuhë dhe kishin ndërtuar raporte të ngushta. Nga këtu në syrin e pranverës fillonte kthimi i ngadalshëm i karvanëve të cilët lëviznin bashkë me dëborën që zmbrapsej, për të arritur në bjeshkët e tyre, pas “pesë javëve”.Në trevën e Sharrit u kënduan këngë dhe u luajtën valle, dhjetë nga të cilat, si grup, kanë ardhur deri në ditët e sotme, po që për shkak të moshës së madhe që kanë askush nuk ua di përmbajtjen, por që përjetohen (si asnjë tjetër). Këtu pehlivanët janë mundur me njëri tjetrin dhe kalorësit kanë bërë gara në vrapim. Kjo traditë e bukur u ndërpre pas pushtimit serb të Kosovës më 1912. Pas këtij viti tregtarët serb e morën rolin e ndërmjetësve të tregut me Selanikun dhe i falimentuan shumicën e familjeve të pasura. Ato filluan të mbijetojnë nga blegtoria, me çka u prishë kjo lidhje “kur flisnin dhe merreshin vesh anët e botë”. Banorët e varfër të kësaj ane mbetën të izoluar dhe mezi arritën të mbijetojnë aty deri në ditët e sotme. Sot Bjeshka qëndron aty e bukur dhe madhështore, por pa zërat e gëzueshëm të banorëve, pa blegërimat e deleve, pa lehjet e qenve, pa zilet e kambanave të cilët po i mungojnë këtij vendi. Për shkak të reshurave të bollshme edhe në muajin tetor bjeshka ende është e gjelbër! Këtë vit, sipas fjalëve të çobanëve ka pasur më pak se çdo herë tjetër dele në kullosa dhe ky numër këtu nuk po rritet. Kjo po ndodh për shkak të mungesës së infrastrukturës elementare të qasjes me rrugë të kalueshme në stanet dhe kullosat!Madje janë rralluar shumë edhe qenët karakteristik ilir të Sharrit dhe “a bëhen 200 banorë në të gjithë Komunën e Sharrit”, nga disa mijëra të tillë, të cilët janë kujdesur për disa qindra mijëra dele jo vetëm në këto hapësira. Banorët e fundit besnik të çobanëve janë rralluar shumë e mund të numërohen me gishta në fshatrat si Restelicë, Brod, Radesh, Leshtan, Bresanë, Kuk, Pllajnik, Kuklibeg, Kosavë, Zaplluxhë, Zgatar, Brut, Zllipotok. Sherafedin Osmani, së bashku me disa dashamirës të kësaj race e pati themeluar një Shoqatë për mbrojtjen dhe shtimin e numrit të tyre, por që në mungesë të mjeteve dhe mbështetjes së institucioneve u detyrua që të heq dorë nga ajo.Këtë vit, për herë të parë, nuk u pa as bora e cila vende vende “e zë bora borën”, nëpër disa gjepa dhe e bënë këtë vend të rëndësishëm si atraksion turistik, por edhe për rezervat e ujit i cili këtu rrjedhë edhe në muajt më të thatë të vitit. Pas çlirimit të Kosovës, këta njerëz kanë shpresuar shumë se Institucionet tona dhe Donatorët do ta kuptojnë thelbin e kësaj trashëgimie si një pasuri kombëtare, evropiane e botërore, e ardhur nga një kulture dhe civilizim i pa perënduar. Ata shpresuan se do ndihmoheshin që të ngjiten aty ku u shkëputën me dhunë, për ti afirmuar këto vlera, dhe pasuruar me përvoja të reja, pa i prishur vlerat mbi të cilat ata kanë mbijetuar, janë zhvilluar dhe kanë frymëzuar nëpër mijëvjeçar. Në vend të kësaj Institucionet tona këtyre njerëzve në emër të subvencioneve dhe grandeve iu dhanë lëmoshë, ndërsa donatorët i lanë ca fleta të shkruara falënderimi për bashkëpunim, i qarkulluan ca para, nga njëri gjep te tjetri dhe kaq. Në këto hapësira kaq të gjera, sot kullosin 9.600 dele, 30 dhi, 418 kuaj, aq sa i ka pasur vetëm një fshat në të kaluarën! Ndërsa sipas studimeve vendore aty mund të ushqehen më së paku 50.000 dele e me standarde të BE madje mbi 150.000 (5-6 dele ne 1 he).Familjet punëtore të asaj ane, po përpiqen që të mbijetojnë me grumbullimin e frutave dhe bimëve të malit si qaji i malit, kokrrat e dëllinjave, qershia e egër, dredhëzat e egra, kaçat, manëzat, kulumbritë, bislimet, lule shtogun etj. të cilat i kërkojnë tregtarët për treg të Evropës ku shitën me çmim të mirë. Banorët e Sharrit po presin që pas shpalljes së kësaj hapësire si Zonë e Mbrojtur, të hartohet një planë për kthimin e namit të dikurshëm, të pamjes ilire, e cila do të bëhet shumë atraktive për turizëm kulturor, rural, malorë e për bjeshkatarët nga të cilat do të përfitonin në radhë të parë banorët besnik të kulturës dhe civilizimit të lashtë të tyre. Sepse Zona e Mbrojtur, nuk ka kuptim të mbetet e pa popullzuar nga të gjithë ata banorë që mbijetuan aty nëpër shekuj.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021
Previous Post

Çfarë përjetuan nga osmanët, shqiptarët që deshën të kthehen në krishterim!?

Next Post

Çmimi progresiv dhe taksa progresive

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Çmimi progresiv dhe taksa progresive

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.