• Latest
  • Trending
  • All

Organizimi administrativo-politik në Republikën Federale të Gjermanisë

25/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Organizimi administrativo-politik në Republikën Federale të Gjermanisë

25/10/2014
in Opinion

Argërtim SALIU

Gjermania ka një histori dhe traditë të lashtë të organizimit shtetëror, për këtë arsye shumica e mendimtarëve nga fusha e historisë të së drejtës dhe krijimit të shteteve, historinë e shtetit Gjerman e ndajnë në dy periudha: para dhe pas përfundimit të luftës së dytë botërore. Që nga e kaluara e deri më sot, Gjermania është respektuar në mënyrë të veçantë nga bashkësia ndërkombëtare dhe paraqet një superfuqi politike, ekonomike dhe ushtarake. Sot, Gjermaninë mund ta definojmë si republikë federale me karakter social i cili është i bazuar në parimet e demokracisë liberale.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Institucionet politike të RFGJ-së

Me përfundimin e luftës së dytë botërore dhe disfatës së fashizmit në Gjermani fillon të aplikohet sistemi parlamentar, i cili dallohet nga shtetet tjera për shkak të karakterit federal të shtetit. Më 23 maj të vitit 1949 hyri në fuqi Ligji Themelor, që paraqet bazën kushtetuese të organizimit dhe funksionimit të shtetit. Pushteti shtetëror është i ndarë në dy nivele, ai qendror apo federal, ku bëjnë pjesë Parlamenti dy dhomësh, Presidenti dhe Qeveria federale, ndërsa pushteti lokal është i organizuar në kuadër të njësive të caktuara, në nivel të komunave dhe në nivel të rretheve, me shpërndarje të kompetencave ndërmjet federatës dhe landeve (shteteve anëtare) si njësi të federatës. Federalizmi gjerman është më specifik, raportet e krijuara në mes pushtetit federativ dhe njësive federale/landeve janë të njohura si federalizëm kooperativ, që don të thotë bashkëpunim në mes federatës dhe landeve në kryerjen e funksioneve shtetërore. Sipas Ligjit Themelor e drejta federale ka epërsi mbi të drejtën e landit, prandaj pushteti qendror- federal ka autorizim të mbikqyrë implementimin e ligjeve në nivel të landeve dhe të ndërmerr masa ndaj ndonjë njësie federale në raste të caktuara.

Parlamenti

Parlamenti gjerman është dy dhomësh, i përbërë nga Bundestagu (dhoma e poshtme) dhe Bundesrati (dhoma e sipërme). Deputetët e Bundestagut zgjidhen në zgjedhje të përgjithshme me mandat katërvjeçar, ushtron funksionin ligjvënës, mbikqyr punën e ekzekutivit, miratimin e buxhetit dhe kontrollin mbi administrimin e tij, pjesëmarrja e Bundestagut në zgjedhjen e Presidentit etj. Aktiviteti më i madh në kuadër të Bundestagut bëhet në kuadër të njëzet komiteteve, ku emërohen persona me përvojë dhe me kualifikime të duhura. Dhoma e sipërme apo Bundesrati përfaqëson qeveritë e landeve, ku numri i përfaqësuesve të landeve përcaktohet në varshmëri nga numri i popullsisë së landit përkatës, p.sh landet përfaqësohen me nga 3, 4, 5 ose 6 përfaqësues. Anëtarët e Bundesratit nuk mundet që njëkohësisht të jenë edhe anëtarë të Bundestagut, ndërsa mandati i tyre varet nga qeveria e landit. Bundesrati ka të drejtën e inicimit të ligjeve dhe të pjesëmarrjes mjaft të gjerë në procesin ligjvënës. Vetoja e Bundesratit është e plotfuqishme në tre raste, rasti i parë kur ka të bëjë me ndryshimet kushtetuese, rasti i dytë ka të bëjë me atë ardhurat buxhetore të landeve dhe rasti i tretë nënkupton ligjet që kanë të bëjnë me juridiksionin administrativ të landeve. Në këto raste mosvotimi i projektligjit në Bundesrat nënkupton mosmiratimin e tij.

Presidenti federal

Presidenti federal zgjidhet nga Asambleja Federale, një organ federal që shërben vetëm për këtë qëllim, i cili përbëhet nga anëtarët e Bundestagut dhe një numër i barabartë anëtarësh të zgjedhur nga legjistraturat e landeve sipas parimeve të sistemit elektoral-proporcional. Presidenti zgjidhet me mandat pesëvjeçar me mundësi të rizgjedhjes vetëm një herë. Pas zgjedhjes presidenti federal është i obliguar të heq dorë nga të gjitha funksionet publike. Ai nuk mund të shprndajë Parlamentin e as qeverinë. Kryerja e rolit simbolik dhe ceremonial të presidentit, për shkak të kompetencave të kufizuara, ai prap se prap ushtron edhe disa detyra, si psh: emëron dhe shkarkon nëpunës shtetëror dhe gjykatës, të drejtën e faljes në raste individuale, propozon kandidatin për kancelar, nënshkruan ligjet. Në rast shkelje eventuale të ndonjë ligji ai përgjigjet para Gjykatës Kushtetuese Federale.

Qeveria Federale dhe kancelari

Praktika e funksionimit të qeverisë federale në aspektin formal jep fakte të mjaftueshme se nuk dallon nga qeveritë e sistemeve të tjera parlamentare. Qeveria federale është e përbërë nga kancelari federal, 19 ministra që janë pjesë të Këshillit të Ministrave dhe 25 sekretarë shtetëror parlamentar që nuk janë pjesë e Këshillit të Ministrave. Pushteti ekzekutiv ndodhet në duart e Kancelarit i cili është kryetar i qeverisë. Ai udhëheq me punën e qeverisë dhe është përgjegjës për implementimin e programit qeveritar. Të gjithë ministrat veprimtarinë e tyre e ushtrojnë në mënyrë të pavarur dhe në bazë të përgjegjësisë personale, ndërsa, të gjitha paqartësitë apo dallimet në mes të ministrive zgjidhjen e tyre e bën qeveria federale. Instrumenti kryesor me të cilin disponon kancelari në koordinim dhe udhëheqjen e veprimtarisë qeveritare është zyra federale, e themeluar në vitin 1949 nga ana e ish-kancelarit Konrad Adenauer. Zyra federale përbëhet nga shefi i kancelarisë i cili njëkohësisht është edhe ministër federal dhe 6 drejtori federale: drejtoria për drejtësi dhe administratë, për marrëdhënie të jashtme dhe të brendshme, për punë sociale dhe mjedis, drejtoria për politika ekonomike dhe financiare, drejtoria për telekomunikacion dhe drejtoria për informim të federatës. Po ashtu, kancelari disponon edhe me një kabinet në të cilin janë të përfaqësuar bashkëpunëtorët e tij personal, si këshilltarë, ekspertë nga fusha të ndryshme, etj.

Nga kjo që u tha më lart mund të konstatojmë se federalizmi gjerman paraqet modelin më të zhvilluar në Europë dhe funksionon mbi bazën e ndarjes gjeografike dhe një decentralizimi federal. Një model i funksionimit që për shumë vende të tjera paraqitet si model i ngarkuar por që deri më tani nuk ka dhënë kurrfarë shenjash të rëndë funksionimit, pikërisht për shkak të traditës dhe përvojës të gjatë të funksionimit sipas këtij sistemi shoqëror. Ndaj me plotë të drejt thuhet që Gjermania është një ndër shtetet më stabile dhe më të fuqishme në Europë dhe më gjerë.

(PhD kandidat në drejtimin e Administratës publike të krahasuar)

Previous Post

Fatos Lubonja kontrovers, ndaj figurave kombëtare dhe skuadrës shqiptare

Next Post

Problemi më i madh ekonomik në botë

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Problemi më i madh ekonomik në botë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.