• Latest
  • Trending
  • All

Bermudet nën thjerrzën time

23/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Bermudet nën thjerrzën time

23/10/2014
in Opinion

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Iluzionet optike

Lundrimtari i parë që muar “rrugë” në këto ujëra të rrezikshme të cilën gjë as që e dinte, dhe që njihet sot në histori, është Cristofor Colombo. Ai gjithashtu as që ka mundur të paramendoj se me këtë udhëtim, do të lind miti i njohur tani si Trekëndëshi i Bermudeve.
Më saktësisht, ky lundrues i shkëlqyeshëm edhe nuk ishte pa disa njohuri ose dyshime mbi rreziqet por kishte gjëra që as mund t’i imagjinonte si për shembull sipërfaqen e madhe që kapte pjesa veriore e Oqeanit Atlantik e që ishte poshtë lart e barabartë me gjysmën e Amerikës Veriore. Kjo pjesë për të cilën bëhet fjalë në këtë kaptinë, ndryshe quhet Deti Leshterik (Deti i Algave nga portugalisht: sargaço – algë, leshterik). Sikur kjo pjesë është e bërë për mistere, erërat gati inegzistente, mjegullat gjithashtu e kjo paraqiste në kohët e anijeve me vela një palëvizshmëri të plotë, gjë që shkaktonte qëndrim me muaj gati në të njëjtin vend. Kjo gjeneronte mundimet e para të cilat mandej shndërroheshin në ferr të vërtetë: mungesë uji për pije, mungesë ushqimi dhe fillimi i humbjes së ekipit dhe fundosjes së ngadalshme. Mbisundonte mendimi se algat dhe krimbat që jetojnë në to, e brenin drurin dhe kështu ndikonin drejtpërsëdrejti në kalbjen, gjegjësisht fundosjen e përshpejtuar të godinës lundruese. E vërtetë ose jo? Në çdo rast, zhytësit e specializuar të kohës moderne nuk kanë arritur të gjejnë asnjë shenjë e provë materiale nga anijet e zhdukura më vonë. Kjo gjë vetëm sa e rritë fshehtësinë dhe mitin e Trekëndëshit.
Por në rastin konkret, nuk flitet për një zhdukje të përgjithshme, nga se e dimë që Colombo ia arriti qëllimit të tij. Megjithatë, shumë ditë para se t’i mbështetet bregut, gjëra të çuditshme e të pashpjegueshme u përjetuan nga ekuipazhi i karavelave… Me 13 shtator të 1492-shit, vet Colombo vërejti i pari se gjilpëra magnetike e “humbi veriun”, në të vërtetë ajo tani iku për 6° në drejtim të veri-perëndimit në marrëdhënie me Yllin Polar. Pas ca ditësh, Colombo erdh në përfundim se busulla mund të tregon një pikë të ndryshme nga që tregonte gjer para disa ditësh. Ai dhe as detarët e tij nuk realizuan faktin se kapiteni kishte të drejtë për më tepër, as që iu shkonte në mënd se ata po hapnin një epokë shekullore të mistereve që do të shndërrohen në mite.
Në ditarin e vet e Colombos, gjejmë se me datën 15 shtator ’92, ai vërejti gjurmë ose dritë të zjarrtë që “çau” qiellin dhe u zhyt në oqean. Ishte kjo një iluzion ose realitet? Dijetarët mendojnë të ketë qenë ndonjë meteorit, për të cilën gjë njeriu atëherë nuk kishte shpjegim konkret dhe nuk njihte këtë aspekt të dukurive astronomike, nëse nisemi nga hipoteza e tillë e rënies së ndonjë meteoriti, gjë që është krejt pak e besueshme nëse analizojmë mirë rrugëtimin e përshkruar të “dritës së zjarrtë” që e jep Colombo. Ai nuk ishte hera e parë të shihte rënien e meteorëve dhe andaj përshkrimi i tij ku tregon habinë e vet është disi turbullues për të thënë kryekëput se bëhej fjalë për fenomen të rëndomtë. Për më tepër se ai flet gjithashtu në ditarin e vet, për një shkëlqim tjetër, kësaj radhe të gjelbër (11 tetor të njëjtit vit). Ky shkëlqim lëvizte pa ndërpre. Shkencëtarët kanë disa supozime e shpjegime por aspak bindëse. Ufologët flasin për Objekte Fluturuese të Paidentifikuara (OFPI) dhe natyrisht e arsyetojnë këtë se Columbo as kishte idenë mbi një paraqitje të tillë andaj tha vetëm: “dritë e gjelbër”. Një fenomen psikologjik që nuk është trajtuar aspak gjer më sot është fakti se ndihmësit por edhe shpikësit dhe njohësit kryesorë të “kompasit”, ishin myslimanët të cilët, në përjetimet e vështira nëpër ujërat e fenomenet e tjera natyrore të përjetuara gjatë lundrimeve të tyre, nuk “shihnin” tokë në horizont si që ishte rasti i shpeshtë në këto largësi të pafundme, dhe gjasat pra ishin të mëdha të shihnin “një dritë të gjelbër”, sinonim i ndihmës dhe mëshirës hyjnore. Ndikime të mëdha kishin lënë gjithashtu dijetarët myslimanë në shkencat e matematikës, astronomisë, religjionit, gjeografisë dhe lundrimit detar nga ku ishte pajisur me njohuri edhe Colombo dhe natyrisht, duke dëgjuar nga njerëzit e tij të ekipit që kishin parë ose që shpresonin të shihnin “dritë të gjelbër” si shenjë e ndihmës së afërt, u përballua vet me një vizion (halucinacion) të tillë. Ndikimi, sidomos i afrikanëve perëndimor, maurëve dhe drejtpërdrejt i spanjollëve të kohës. Dihet se kështjella e fundit muslimane ra në duar të krishterëve më 1492, shumë pak kohë para lansimit të inkuizicionit, që vetvetiu flet për ndikimin kulturor të popujve islamë, dhe jo vetëm, ngaqë dihet mirëfilltë se Granada dhe më gjerë Gadishulli Iberik, ishin një kryqëzim mahnitës i kulturave të ndryshme të shekujve të kaluar, nga edhe realiteti që vet Colombo të ketë përjetuar një iluzion optik (të gjelbër) shpresëdhënës, të ardhur nga qielli. Kjo sa i përket ngjyrës dhe ndikimit kulturor sepse ekuipazhi u përballua akoma me plot iluzione të tjera optike.
Karavelat vazhdojnë ngadalë të përparojnë por befasitë nuk marrin fund me sa u përmend më lart…
Fillimi i tetorit përfshihet me lodhje dhe humbje shpresash të ekuipazhit. Në çdo moment njerëzit mund të refuzonin urdhrat dhe të vendosnin të kthehen drejt vendlindjes. Lodhja nervore shtonte iluzionet e tyre optike sa që disa herë vëzhguesit bërtisnin “tokë, tokë” duke i dhënë vrull shpresave të cilat shuheshin menjëherë me që në të vërtetë toka e thatë nuk dukej askund. Iluzione optike që e detyruan Colombon të deklaroj se ai që do të jep një lajm të tillë të rrejshëm do të privohet nga dhurata edhe nëse në vazhdim sheh i pari vijat e ndonjë toke. Në këtë nervozizëm dhe rënie të shpresës e dëshirës për vazhdim, kapiteni vëren gjithmonë e më shumë presion psikologjik në rritje dhe sikur për t’ia ngatërruar akoma punët, në këtë fillim shtatori, saktësisht me datën 11, rreth dy orë pas rënies se natës, ai bashkë me një person tjetër që e mbante më afër tij, vërejtën në horizont një dritë të qëndrueshme, të themi me gjuhën e sodit, disa minuta dhe mandej u zhduk befasishëm nga sytë e tyre. Autorë të shumtë mendojnë se edhe kjo ishte një iluzion optik dhe se dëshirat për të pa tokën iu shndërruan në realitet që të dyve. Të tjerë avancojnë hipotezën e peshkatarëve nga ndonjë vend jo shumë të largët nga aty por i cili nuk dukej në errësirën e natës. Një teori interesante dhe më e besueshme është se peshkatarët në fjalë, kishin dhezur pishtar për peshkim më efikas. Kjo mënyrë e peshkimit natën, aplikohet edhe sot me ndriçime moderne. Duhet përmendur se Colombo me shokun e tij vendosën të mos iu flasin të tjerëve nga droja se mund të ndikojnë negativisht në moralin e tyre për vijim të itinerarit të tyre. Ishte kjo arsyeja e vërtetë ose ai dyshonte po ashtu në sytë e vet, nuk dihet; kjo ngelë vetëm një supozim…

Previous Post

Lubonja: Atdheun do ta doni më shumë kur të doni më shumë njëri-tjetrin

Next Post

…deri në vetëvendosje!

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

…deri në vetëvendosje!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.