• Latest
  • Trending
  • All

Lufta mediatike mes shqiptarëve dhe serbëve

22/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Lufta mediatike mes shqiptarëve dhe serbëve

22/10/2014
in Opinion

Drilon SALIU

Kaloi një javë e furishme pas ndeshjes në Beograd, jave kjo e cila u karakterizua me një vrull informacionesh nga mediumet dhe portalet shqiptare, që nga shpifjet në dëm të interesit tonë deri tek përkthimi i vazhdueshëm i lajmeve serbe. Kishte aq shumë informacione të pabaza për ca shikime e klikime saqe kjo gati nuk nxiti dyshime për të vërtetën që e panë sytë tane.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

 Mediumet serbe dhanë një shembull të mirë se si duhet gënjyer e shpifur, se si duhet nxirë e katranosur në interes të shtetit. Të ndihmuar nga eksperienca për të gënjyer dhe dinakëria ia dolën që medieve ndërkombëtare t’jua imponojnë versionin e tyre. Ashtu siç u deklarua në takimin Putin-Vuçiç se kinse Serbia gjithmonë ka pas të drejtë në luftërat ballkanike përkundër gjenocidit, në të njëjtën mënyrë mediat serbe nxorën në pah ”pafajësinë” e tyre. Nga detaje të vogla krijuan gënjeshtra të mëdha. Nëse kjo do të analizohej në aspektin etik dhe të transparencës gazetareske padyshim është një dështim i madh i gazetarisë serbe, mirëpo në interes të shtetit dhe qëllimeve më madhore është një sukses për ta dhe një humbje për shqiptarët. Në anën tjetër, mediumet  shqiptare e humbën hapin e parë. Ne çastin  kur duhej të shfaqnin fuqinë e tyre botërisht, ata heshtën për ta lënë të vërtetën pezull  e mëpas të kompleksuar folën shumë po  si dëgjoi askush. Fatkeqësisht për to, ai  që arrin i pari të bëj zhurmën fiton, sidomos në këtë globalizëm të gazetarisë ku  burimi dhe saktësia e informatës nuk është gjithmonë prioritet.

Gazetaria shqiptare kishte  mision shumë më te thjeshtë nga ai i serbeve që duhej të përdornin të gjithë kapitalin e tyre për të sajuar  të pavërteta. Misioni i gazetarëve shqiptarë ishte ai më i shenjti i gazetarisë, për të thënë të vërtetën, për t’i treguar botës atë që ndodhi, jo atë që do të donin që të ndodhte apo të ishte, siç bënë serbët. Kokat e gazetarisë shqiptare, disa prej te cileve ishin në Serbi e tjerët në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni dështuan për t’ia paraqitur të vërtetën botës. Këtë të vërtetë kaq të thjeshtë me fakte të panumërta në duar , me dëshmi se përveç asaj që ndodhi në fushë, policët serb u sollën si huligane në emër të shtetit dhe te instancave më të larta shtetërore.

Ndoshta nuk do të ishte e çuditshme pamundësia e mediumeve në Maqedoni për të raportuar ndërkombëtarisht për ngjarjet, duke pas parasysh terrin mediatik që mbizotëron. Ndoshta mundemi t’i shfajsojme edhe mediumet e Kosovës per shkak te afatit te shkurter të ekzistimit të medieve dhe mungesës së lidhjeve shkaku i rrethanave politike. Mirëpo, kjo është e pafalshme për mediumet e Shqipërisë, që janë aq te shumte saqe konstatimi i një mikut i cili thotë se  “ka afërsisht një kamerë në çdo njëqind banorë”-  nuk do të ishte për të qeshur. Me tërrë këtë fuqi mediatike, besa edhe të tepruar për një shtet të vogël, gazetarët shqiptarë sërish ngelen duke u rrotulluar në vend, në pamundësi për të dalë nga zona e rehatise së tyre, nga kolltuqet prej ku disa prej tyre përbaltin pothuajse cdokend. Pikërisht këta dështuan të shfaqnin kosmopolitizmin e tyre për tu lidhur me gazetarët ndërkombëtarë për t’i informuar të parët, për të imponuar të vërtetën. Por jo, ngelën kozmopolit vetëm kur perballe tyre rastis te jete ndonjë nacionalist apo patriot shqiptar. Ca analiste e gazetarë madje shkuan përtej kësaj ,duke e tepruar me transparencën e tyre, madje për një çik famë dolën edhe kundër të vërtetës, për të luajtur rolin e anti folkloristëve që nuk qëndrojnë fare në rrethanat që u krijuan.

Kësaj here, gazetaria mbarëkombëtare e humbi betejën me serbet, por jo luftën. Duke u munduar të rikuperoj disavantazhin e marrë në fillim, numërohen tik-takët e fundit, me shpresë për të ngadhënjyer në sfidën tjetër mediatike. Në peshoren e interesit kombetar gazetaria serbe fitoi 3-0 në tavolinë duke e rënduar peshoren me gënjeshtra në interes të saj. Mediumet botërore thithën atë që ju ofrua më parë, atë më të zëshmin, duke treguar për të satën herë që nuk janë shenjtorë e shembull për tu ndjekur. Edhe përkundër kësaj tollovie që u krijua, më fitimtar ne këtë rast doli populli shqiptar, duke dëshmuar unitet si rrallë herë, duke lënë mënjanë dallimet në mes tyre, duke tejkaluar politikën, gazetarine, e bile edhe diplomacinë. Shqiptarët për një javë ishin diplomate, politikane e gazetarë, të një mendimi, të organizuar ne korre por pa udhëheqës dhe  luajtën rolin që gazetaria dhe politika shqiptare dështoi ta luante. Të organizuar spontanisht dhe me vete financim sponsorizuan lajmin mbi të vërtetën në rrjetet sociale. Të vetë organizuar, tifozët si Ballistët, Plisat, e të tjerë, dëshmuan se si duhej realisht të silleshin gazetarët shqiptarë karshi botës e si duhet të krijohet imazhi mediatik. Mbi të gjitha, fitorja e Shqipërisë në tavoline do ta zbehte dështimin e mediumeve shqiptare. Ne thelb, Europa dhe UEFA duhet të jenë të drejtë, ndersa të drejtë kemi ne. Në të kundërtën do të vlejë thënia ironike e gazetarit Sajmir Kodra :” Po nuk na dha të drejtë UEFA mos të na kërkoje më Komisioni Evropian reforma në drejtësi ”.

Previous Post

Rrezik i nënvleftësuar

Next Post

Lubonja: Atdheun do ta doni më shumë kur të doni më shumë njëri-tjetrin

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Lubonja: Atdheun do ta doni më shumë kur të doni më shumë njëri-tjetrin

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.