• Latest
  • Trending
  • All

Elbasan, Rauning: Dhuna në familje nuk është vetëm abuzim fizik

20/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Elbasan, Rauning: Dhuna në familje nuk është vetëm abuzim fizik

20/10/2014
in Aktualitet, Lajme

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Në kuadër të veprimtarive të Ditëve kundër dhunës në familje, ambasadori Florian Rauning tha se  dhuna në familje nuk është vetëm abuzim fizik, rrahje me grushte apo me shkelma. Sipas tij, ajo përfshin edhe ofendimet, kërcënimet për dëme fizike, përdhunimin dhe një sërë sjelljesh kontrolluese.    Rauning tha se gratë janë viktimat kryesore, por jo të vetmet. Edhe fëmijët dhe burrat mund të jenë objekte të dhunës në familje.   Kryetari i Prezencës së OSBE-së, Ambasadori Florian Raunig, gjatë veprimtarive në kuadrin e Ditëve kundër dhunës në familje, organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në partneritet me Bashkinë e Elbasanit dhe Policinë e Shtetit, nga data 20 deri më 22 tetor.    Fushata, e cila filloi në qershor 2014 në Korçë e që do të vijojë edhe në qytete të tjera, mbështetet nga Mbështetja Suedeze për Ministrinë e Brendshme/Policinë e Shtetit për Policimin në Komunitet dhe nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim.     Deklarata e plotë e Kryetarit të Prezencës së OSBE-së, Ambasadori Florian Raunig   Kam kënaqësinë të hap sot në Elbasan një nismë të rëndësishme të Prezencës së OSBE-së dhe Policisë së Shtetit shqiptar: një fushatë kundër dhunës në familje në Shqipëri.   Dëshiroj të shpreh vlerësimin tonë për Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit dhe për Drejtorinë e Policisë së Elbasanit që po mirëpresin këtë aktivitet.   Kjo fushatë është një zgjerim i punës ndërgjegjësuese që kemi bërë gjatë muajve të fundit me studentë nga e gjithë Shqipëria. Ajo përfshin nxënës dhe punonjës policie, si dhe parlamentarë, organizata jofitimprurëse, punonjës socialë dhe të fushës së shëndetësisë, në një sërë veprimtarish që synojnë të rrisin ndërgjegjësimin e qytetarëve rreth dhunës në familje – çfarë është dhuna, kush mund të ndihmojë dhe çfarë duhet bërë nëse ata apo një i njohur apo e njohur e tyre bien viktimë e dhunës.     Dhuna në familje nuk është vetëm abuzim fizik – rrahje me grushte apo me shkelma – ajo përfshin edhe ofendimet, kërcënimet për dëme fizike, përdhunimin dhe një sërë sjelljesh kontrolluese. Gratë janë viktimat kryesore, por jo të vetmet. Edhe fëmijët dhe burrat mund të jenë objekte të dhunës në familje.   Sipas sondazhit të INSTAT-it të vitit 2013, afërsisht 60% e grave shqiptare të pyetura në këtë sondazh kanë qenë në një moment të jetës së tyre viktimë e dhunës në familje; 53% ishin “gjatë kohës së sondazhit” në një marrëdhënie abuzive.[1] Vetëm 8% e këtyre grave kishin kërkuar ndihmë. Pas disa muajsh angazhimi dhe trajnimesh të organizuara nga Prezenca e OSBE-së në Korçë, policia dhe shërbimet sociale na kanë informuar se është rritur numri i grave që kërkojnë ndihmë. Qëllimi ynë është të sigurojmë vazhdimësinë e kësaj tendence dhe përhapjen e saj në mbarë vendin. Dhuna në familje mund të ndodhë kryesisht pas dyerve të mbyllura, por ajo nuk është çështje private dhe familjare. Ajo është e pamoralshme dhe e paligjshme. Secili prej nesh e ka detyrim që të bëjë çfarëdo që të mundet për ta parandaluar këtë lloj dhune e për t’u dhënë mundësi viktimave që të marrin ndihmën dhe mbrojtjen që u nevojitet dhe për të garantuar ndjekjen penale të këtyre krimeve.   Shqipëria e ka një kuadër ligjor për të asistuar viktimat, për t’i mbrojtur ato, duke i ndihmuar në të njëjtën kohë që të rindërtojnë nga e para jetët e tyre. Ekzistojnë një sërë strukturash dhe autoritetesh që mund t’i ndihmojnë ata që preken nga dhuna në familje. Disa prej tyre si Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit, janë këtu me ne sot. Ashtu si Prezenca e OSBE-së, ato janë të gjitha të angazhuara për ta parandaluar dhe për t’i dhënë fund dhunës në familje.  Si shprehje të këtij angazhimi, Prezenca ka hartuar një udhëzues praktik për viktimat e dhunës në familje, për të ndihmuar ata që punojnë me viktimat dhe për të asistuar viktimat në marrjen e ndihmës, mbrojtjes dhe drejtësisë. Ky udhëzues përdoret tashmë prej më shumë se gjashtë vjetësh.   Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet fakti se dhuna në familje nuk mund të adresohet vetëm përmes mjeteve ligjore. Kjo nuk është punë vetëm e policisë dhe gjykatave. Ne duhet ta ndryshojmë mentalitetin që e pranon dhunën ndaj grave dhe fëmijëve. Ne duhet të mos e pranojmë në asnjë mënyrë idenë se tradita apo kultura i bëjnë disa sjellje të papranueshme të duken disi të natyrshme.   Kultura e heshtjes duhet të marrë fund, tani!

Previous Post

Vakanca në AMA, anulohet mbledhja e Komisionit të Medias

Next Post

Ish të përndjekurit, ja 295 personat që marrin këstin e dytë

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Ish të përndjekurit, ja 295 personat që marrin këstin e dytë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.