Është anuluar mbledhja e Komisionit të Medias, e cila do të vendoste për vendet e lira në AMA.
Për këtë pozicion të lirë është miratuar një listë me 7 kandidatë, nga të cilët opozita ka të drejtë të heqë dy emra dhe mazhoranca të dërgojë në Kuvend dy kandidatët e saj për të përzgjedhur kryetarin e ri të AMA-s.
Kreu i AMA, nis përzgjedhja e kandidatëve
Komisioni parlamentar i medias nis ditën e sotme me përzgjedhjen e konkurrentëve për postin vakant të kryetarit të Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA). Për këtë pozicion të lirë është miratuar një listë me 7 kandidatë, nga të cilët opozita ka të drejtë të heqë dy emra dhe mazhoranca të dërgojë në Kuvend dy kandidatët e saj për të përzgjedhur kryetarin e ri të AMA-s.
Komisioni i medias miratoi të martën listën përfundimtare me shtatë kandidatët që do të konkurrojnë për postin vakant të kreut të AMA-s. Në listë përfshihen emrat e Gentian Salës (jurist); Gentian Skënderajt (ekonomist); Anila Bashës (gazetare); Zylyftar Bregut (gazetar): Raif Goranës (ekonomist); En Muçit (ekonomi, biznes) dhe Bers Hado (jurist).
Gjatë kësaj mbledhje, nënkryetari i komisionit, Alfred Peza, ftoi opozitën që të marrë pjesë në komision, në të kundërt, paralajmëroi ai, mazhoranca do të vijojë e vetme procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të këtij institucioni.
















