• Latest
  • Trending
  • All

Nga qielli zbret e kuqja e flamurit

19/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Nga qielli zbret e kuqja e flamurit

19/10/2014
in Opinion

Xhelal ZEJNELI

Ndeshja futbollistike ndërmjet kombëtares shqiptare dhe kombëtares së Serbisë tregoi qartë se midis dy popujve të Ballkanit – shqiptarëve dhe serbëve, mbizotëron një armiqësi historike. Kjo armiqësi është e vjetër dhe daton që nga kriza e dytë lindore e vitit 1877, kur fillon dëbimi masiv – me dhunë – i shqiptarëve nga rajoni i Toplicës, mu afër qytetit të Nishit, 230 km  larg Beogradit. Armiqësia serbo-shqiptare thellohet në kohën e luftërave ballkanike (1912-1913), kur Serbia pushton pjesë të trojeve etnike shqiptare. Që atëherë, çështja shqiptare në Ballkan përkufizohet si çështje e territorit të pushtuar. Si pasojë e luftërave pushtuese të serbëve dhe të grekëve, trojet shqiptare në gadishull mbetën të ndara në gjashtë pjesë: Shqipëri, Kosovë, Kosovë lindore (Preshevë, Bujanovc, Medvegjë), viset shqiptare në veriperëndim të Maqedonisë, viset shqiptare në Mal të Zi dhe Çamëria.

Kreu politik i përtashëm i Serbisë përbëhet kryetari Tomisllav Nikoliq, nga kryeministri Aleksandër Vuçiq dhe nga ministri i Punëve të Jashtme – Ivica Daçiq. Dy të parët deri dje kanë qenë bashkëpunëtorë më të ngushtë të Vojisllav Sheshelit. I treti ndërkaq, Ivica Daçiqi, është epigon i zjarrvënësit të Ballkanit – S. Millosheviqit. Udhëheqësit serbë të sotëm ndjekin me pedanteri politikën radikale dhe nacional-socialiste të pararendësve të tyre, të fajësuar nga Tribunali i Hagës  për krime lufte dhe gjenocid. Qëndrimet e tyre lidhur me ndeshjen futbollistike të dy kombëtareve janë irracionale, deklaratat ndërkaq – janë histerike.

*   *   *

  Qendrat politike ndërkombëtare të vendosjes – Uashingtoni dhe Brukseli duhet të kenë parasysh fatin se:

– copëtimi në gjashtë pjesë i trojeve etnike historike shqiptare është i papranueshëm nga kombi shqiptar;

– kufijtë ekzistues në Ballkan nuk janë të pranueshëm për shqiptarët;

– rajoni i Ballkanit duhet t’i nënshtrohet ripërkufizimit të kufijve;

– kombi shqiptar në Ballkan dhe në diasporë, ka për ideal bashkimin kombëtar;

– ndarja e trojeve etnike shqiptare në gjashtë pjesë, për kombin shqiptar paraqet një dhimbje të përhershme;

– shqiptarët janë i vetmi popull në Evropë dhe ndër të rrallët në botë, që është i ndarë në gjashtë pjesë;

– shqiptarëve, të ndarë në gjashtë pjesë, u është bërë një padrejtësi tragjike dhe historike, që nuk i është bërë asnjë populli tjetër të kontinentit;

– pa u bashkuar kombi shqiptar, s’ka për të pasur paqe dhe stabilitet në rajon.

* * *

Politika e sotme serbe është produkt i kulluar i ideologjisë së Ilija Garashaninit, autorit të projektit kombëtar serb – Naçertanies (1844), me të cilën parashikohej krijimi i Serbisë së Madhe, duke i pushtuar trojet e popujve joserbë të gadishullit, e në veçanti territoret shqiptare. Për ironi, mbartësit e kësaj politike hiqen sikur synojnë integrimin evropian! Sidoqoftë, radikalët dhe nacional-socialistët serbë duhet ta dinë se për t’u integruar në BE, Serbia duhet:

– të ripërkufizojë ideologjinë kombëtare serbe;

– të heqë dorë nga ideologjia serbomadhe, e ndërtuar nga Garashanini, Jovan Cvijiqi, Vlladan Gjorgjeviqi, Vasa Çubriloviqi, Dobrica Qosiqi, si dhe nga akademikët e tjerë – hartues të Memorandumit famëkeq të vitit1986;

– të heq dorë nga politika anakronike dhe retrograde e Nikolla Pashiqit, e karagjorgjeviqëve, e Aleksandër Rankoviqit dhe e Sllobodan Millosheviqit;

– të heqë dorë nga ideologjia dhe politika e radikalëve serbë të Sheshelit.

Për t’u bërë pjesë e familjes evropiane, Serbia duhet të plotësojë parakushte themelore të caktuara:

– Kuvendi Popullor i Serbisë të miratojë një rezolutë me të cilën do t’u kërkonte falje shqiptarëve për politikën kolonialiste të ushtruar në Kosovë, që nga viti 1912 deri në vitin 1999;

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

– për shfrytëzimin ekonomik dhe gjenocidin e ushtruar mbi shqiptarët në Kosovë dhe në trojet e tjera shqiptare nën Jugosllavi, Serbia duhet t’u paguajë shqiptarëve dëmshpërblim;

– për shkatërrimet dhe për krimet e kryera në Kosovë gjatë luftës së fundit, Serbia duhet t’u paguajë shqiptarëve reparacion lufte.

– të pranojë realitetin e ri në Ballkan dhe të njohë pavarësinë e Kosovës.

*  *  *

Politika e përtashme e Beogradit, e udhëhequr nga Nikoliqi, Vuçiqi, Daçiqi dhe e mbështetur nga Vojisllav Koshtunica, është luftënxitëse dhe destabilizuese dhe ka për synim hegjemoninë dhe ekspansionin. Është një politikë irracionale dhe antihistorike, arrogante dhe megalomane, e bazuar në forcë, që aspiron kthimin prapa dhe dominimin në rajon.

Në ç’mënyrë pretendon integrimin në familjen e botës demokratike, një Serbi ksenofobike dhe jodemokratike, që:

–  e mbështeti pushtimin rus të Krimesë;

– e mbështet implikimin ushtarak të drejtpërdrejtë të Moskës në Ukrainë, për të krijuar një entitet fantomik prorus, siç është Republika Serbe në BH;

– vazhdimisht dërgon çetnikë serbë për të luftuar në Ukrainë në anën e prorusëve, për të krijuar aty një zonë proruse, e cila më pas do t’i bashkëngjitej Rusisë;

– refuzon kërkesat e perëndimorëve për saksione ndaj Rusisë, për shkak të pretendimeve territoriale të Moskës ndaj Ukrainës;

– e lejon Rusinë të ndërtojë gazsjellës nëpër territorin serb, në kundërshti me normat dhe me interesat themelorë të Perëndimit;

– e pret me paradë ushtarake në Beograd Vladimir Putinin, duke i ofruar Moskës krijimin e bazave ushtarake ruse në çdo cep të territorit serb.

Beogradi duhet ta dijë se nuk shkohet në Evropë duke djegur në një ndeshje sportive flamurin e NATO-s, mu para syve të kryetarit serb Nikoliqit.

Por, e vërteta është krejt tjetër: Serbia nuk e aspiron integrimin euro-atlantik. Politika e përtashme e Beogradit të përkujton kohën e luftës së ftohtë midis Lindjes dhe Perëndimit dhe ka për qëllim ringjalljen e Traktatit të vdekur të Varshavës, të përbërë nga Rusia, Serbia dhe Bjellorusia.

*  *  *

Organizuesi i ndeshjes futbollistike midis kombëtares shqiptare dhe asaj serbe, nuk tregoi kurrfarë kapaciteti profesional për realizimin dhe zhvillimin normal të një ndeshjeje me karakter ndërkombëtar. Kurrë s’ka ndodhur dhe në asnjë vend të rruzullit që:

– në një eveniment sportiv të mos respektohet himni kombëtar i skuadrës mysafire, siç ndodhi në stadiumin e Beogradit;

– mijëra spektatorë të brohorisin nga tribunat dhe në mënyrë histerike: “Vdekje shqiptarëve”, “Do t’i vrasim shqiptarët”, “Shqiptarin, vraje dhe there që të mos ekzistojë më” (Ubi, zakolji da šiptar ne postoji), “Shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur” etj. – siç ndodhi natën e së martës;

– policia të përdorë dhunë ndaj lojtarëve të ekipit mysafir, siç ndodhi atë natë në stadiumin e Partizanit;

– ruajtësit e rendit të sulmojnë sportistët e skuadrës mysafire, siç ndodhi atë mbrëmje;

– tifozët t’i bien me karrige në kokë lojtarit të skuadrës tjetër, siç vepruan atë natë çetnikët serbë;

– në prag të ndeshjes, të këndohen këngë serbe, me përmbajtje luftënxitëse dhe ksenofobie, si: “Atje larg, mu afër detit’ (Tamo daleko, daleko kraj mora)”, “Kush thotë se Serbia është e vogël” (Ko to kaže, ko to laže da je Srbija mala”) etj.

– organizuesi i një ndeshjeje futbollistike të ndalojë ardhjen apo hyrjen në stadium të tifozëve të skuadrës mysafire, siç veproi Lidhja Futbollistike e Serbisë ndaj tifozëve shqiptarë;

– të bastisen dhe të kontrollohen fizikisht lojtarët e skuadrës mysafire dhe valixhet e tyre, siç veproi policia serbe në aeroportin “Nikolla Teslla” të Surçinit në Beograd;

– të ndalohet, të shoqërohet apo edhe të arrestohet – pa asnjë arsye – vëllai i kryeministrit të një shteti sovran, siç vepruan pas ndërprerjes së ndeshjes, shërbimet policore serbe;

– për një ndeshje të këtij rangu të angazhohen 4000 policë për të ruajtur rendin apo për të parandaluar incidentet e mundshme, sidomos kur tifozëve të skuadrës mysafire iu ndalua ardhja në ndeshje.

Këtu kemi një paradoks: në një anë, ndalohet ardhja e tifozëve shqiptarë, e në anën tjetër serbët angazhojnë 4000 policë. Shtrohet pyetja: Përse dhe kundër kujt angazhojnë një numër kaq të madh policësh?! Vetvetiu rezulton se problem paskan qenë vetë tifozët serbë, ose më saktë – të gjithë serbët pa përjashtim. Nga kjo del se Serbia apriori e paska ditur se spektatorët serbë janë ata të cilët, duke qenë të helmuar ideologjikisht, ngjarjeve sportive u japin dimension josportiv. Midis tifozëve serbë dhe mbarë publikut serb që është i pranishëm në stadium, nuk ka asnjë dallim. Të gjithë janë njësoj.

Huliganizmi dhe ksenofobia serbe është dukuri e rregullt dhe normale e arenave sportive të Beogradit:

– dy skuadrat futbollistike rivale të Beogradit, Partizani dhe Zvezda, kanë një histori të bujshme të djegies së stadiumeve të njëra-tjetrës. Djegia e fundit është kryer më 2 nëntor 2013, me ç’rast tifozët e Partizanit e dogjën stadiumin Marakana të ekipit rival;

– në dhjetor të vitit 2012 u luajt në Beograd ndeshja futbollistike për të rinjtë, midis skuadrës futbollistike serbe dhe asaj angleze. Futbollistët e rinj anglezë ngadhënjyen me 1:0. Lojtarët serbë, të privuar nga çdo edukim sportiv dhe të ndihmuar nga tifozët çetnikë serbë, e shndërruan terrenin sportiv në arenë gladiatorësh, duke i sulmuar mysafirët në mënyrën më barbare;

– në ndeshjen futbollistike midis Italisë dhe Serbisë, të luajtur në tetor të vitit 2010 në Gjenova të Italisë, huliganët dhe çetnikët serbë shkaktuan incidente të rënda, me ç’rast një bastard dhe hohshtapler i quajtur Ivan Bogdanov dogji dhe flamurin shqiptar. Si pasojë, ndeshja u ndërpre. Ky farë patrioti serb dha kokë edhe në ndeshjen midis kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Serbisë.

Është për t’u habitur sesi UEFA e toleron në terrenet sportive egërsinë dhe barbarinë serbe, në Evropën e shekullit XXI. Deklarata e francezit Mishel Platini është absurde, qëndrimet e tij ndërkaq – të njëanshme dhe proserbe. Për fatkeqësinë e tij dhe të autoriteteve histerike serbe, droni me flamurin shqiptar nuk pati kurrfarë bombe. Qëndrimet e njëanshme të Platinisë nuk u shërbejnë tendencave të UEFA-së për të luftuar racizmin dhe ksenofobinë në fushat e sportit.

                                                                 *  *  *

Me luftën speciale që zhvilluan mediumet serbe lidhur me ndeshjen me kombëtaren shqiptare, dy javët e shkuara, krijuan një atmosferë të tensionuar, duke i dhënë ndeshjes dimension politik. Serbët duhet ta dinë se ata që e politizojnë sportin, nuk luajnë. Pikërisht për këtë, ekipi serb përballë skuadrës shqiptare ishte inferior.

Serbët janë mjeshtër të mëdhenj të shtrembërimit të fakteve. Gjatë gjithë historisë së tyre, propaganda gebelsiane serbe, të zezën e ka paraqitur si të bardhë dhe vice versa. Propaganda serbe, duke e privuar sportin nga qëllimi i tij parësor – afrimi i popujve –  një ngjarjeje sportive me karakter ndërkombëtar i dha dimension politik. Pas kësaj, ndeshja Shqipëri – Serbi, i ngjante një lufte: luftë speciale, luftë psikologjike, luftë mediumesh, luftë propagandistike, luftë me gurë, me shishe, me çakmakë, me monedha, me shkopinj gome, me karrige, me grushte, me shqelma, me fyerje, me sharje, me kanosje, me zjarr etj.

Shtrohet pyetja: Ku ishin këta farë 4000 policë dhe qindra ruajtës të tjerë të rendit për ta parandaluar këtë albanofobi të shfrenuar, të paparë në Evropën e shekullit XXI.

*  *  *

Të verbuar nga obskurantizimi i së shkuarës, serbët nuk janë në gjendje të durojnë qoftë edhe një flamur të vetëm – simbolin kombëtar të popullit të skuadrës mysafire, madje në mesin e mijëra flamujve serbë.

Politika serbe e trimëruar nga Vladimir Putini është arrogante dhe megalomane. Një politikë e tillë e vjetruar e çon Serbinë në izolim. Qëndrimet e autoriteteve serbe janë radikale dhe në kundërshti të plotë me frymën e proceseve integruese. Prononcimet e tyre janë po aq histerike sa edhe të tifozëve çetnikë. Midis tyre s’ka dallim. Ata janë një. Serbia historikisht ka qenë shkaktare e të gjitha krizave në Ballkan. Ajo vazhdon të mbetet faktor i vetëm i destabilizimit në rajon. Ajo është kriza vetë. Serbisë garashaniniste që sot e kësaj dite jeton në me mite e legjenda, për të qenë shtet normal, i duhen shekuj.

A. Vuçiqi e di fort mirë se ka Serbi të Madhe dhe jo Shqipëri të Madhe. Shqipëria në territorin e vet nuk ka asnjë pëllëmbë toke të huaj, Serbia ndërkaq ka nën sundim të vetin Kosovën lindore, Sanxhakun e muslimanëve dhe Vojvodinën e hungarezëve, të kroatëve dhe të 26 minoriteteve të tjera.

Zëdhënësja e baroneshës Ketrin Eshton – Maja Koçijançiq, duke deklaruar se policia serbe u tregua profesioniste, dëshmoi qartë se fare nuk ka qenë e informuar për atë se ç’ka ndodhur para ndeshjes, gjatë ndeshjes dhe pas saj. Pas deklaratave të turpshme të autoriteteve serbe, Brukseli duhet t’ia mbyllë Serbisë dyert e integrimit. Të ushtrohet trysni mbi Tiranën që Kryeministri i Shqipërisë ta shkojë  në Beograd, do të thotë ta shndërrosh politikën në teatër burlesk. Për një vizitë të tillë nevojiten parakushte dhe rrethana normale.

*   *  *

Serbët dhe e gjithë bota e panë se bijtë e shqipes, flamurin e Gjergj Kastriotit e mbrojnë me jetë. Shqiptarët kurrë s’do të lejojnë që flamuri i Vlorës së Ismail Qemalit të shtrihet për toke dhe të nëpërkëmbet nga hordhitë e egra barbare. Dhjetëra mijë shqiptarë në Tiranë, në Prishtinë, në sheshin e Skënderbeut në Shkup, si dhe në shumë qytete të tjera shqiptare, përfshi dhe shqiptarët në Evropë dhe në SHBA – e ndoqën ndeshjen në frymën sportive, pa fije urrejtjeje e ksenofobie.

Previous Post

Një betejë e re diplomatike

Next Post

Ethet e patriotizmit dhe gjykimi racional qytetar

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Ethet e patriotizmit dhe gjykimi racional qytetar

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.