• Latest
  • Trending
  • All

Historia e përgjimeve nuk mund të lihet kështu

18/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Historia e përgjimeve nuk mund të lihet kështu

18/10/2014
in Opinion

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Para disa ditësh, në emisionin “Opinion” të Fevziut mbi përgjimet e SHIK-ut, u tha, midis të tjerash, se ndër gazetarët e përgjuar bën pjesë edhe Fatos Lubonja. Ishte një pohim i hedhur si shumë pohime që u hodhën në atë emision, që mbeti pezull, pa pasur një përgjigje, duke ushqyer edhe ai thashethemnajën rreth kësaj teme që u hap së fundi në këtë vendin tonë ku e vërteta dhe gënjeshtra luajnë si macja me miun në mendjet e shumë njerëzve. Sigurisht, nuk është ndjenjë e mirë të dëgjosh se je përgjuar, veçanërisht kur mendon se nuk bën ndonjë aktivitet kriminal në jetë që të të bëjë të rrezikshëm për shoqërinë. Është po ashtu shumë e pakëndshme të jetosh me hamendjet, që mund të çojnë deri në paranoja, nëse je përgjuar apo nuk je përgjuar në të kaluarën, nëse përgjohesh apo jo edhe në këtë moment. Përgjimi i pamerituar dhe i pambështetur në ligj është një dhunim i të drejtave të njeriut, një dhunim i privatësisë që përbën krim. Jo vetëm, por nuk mund të mos mendosh: kush janë këta që i dhënkan vetes të drejtën të të përgjojnë? A nuk mund të presësh edhe më keq nesër prej tyre në kuptimin e kërcënimit që i bëjnë lirisë dhe demokracisë? Prandaj dhe nuk arrij të kuptoj përgjigjen e Ilir Metës që u shpreh me humor për përgjimet që i qenkan bërë edhe atij, sipas këtij lajmi, ndërkohë që, sipas meje, do të duhej të mërzitej e shqetësohej tri herë, për veten, për ligjin dhe për ata që përfaqëson. Nga sa dëgjova në “Opinion” dhe nga sa jam informuar, më rezulton se variantet se si mund të kem rënë në përgjim – gjithmonë nëse kjo është e vërtetë, por tek e fundit këtë shkrim nuk po e bëj për veten, por po nisem nga vetja për të përgjithësuar problemin – janë disa. Së pari, është varianti i përgjimit të ndonjë individi për të cilin është lëshuar një leje përgjimi nga organet kompetente pasi ka të dhëna se ai mund të merret me ndonjë aktivitet kriminal. Dhe sikurse merret me mend, ky ka telefonuar edhe me persona të ndryshëm për punë të ndryshme, të cilët, dashje pa dashje, janë regjistruar. Por nuk është vetëm ky varianti i përfolur e që duket se është i ligjshëm. Është përfolur edhe një variant sipas të cilit personi është përgjuar me ligj, d.m.th. duke u gjetur një vjegë ligjore, por jo për shkak të ndonjë aktiviteti kriminal, por për shkak të paranojave të të pushtetshmëve (akuza kryesore bie mbi Sali Berishën) që kanë dhënë ndonjë urdhër, apo pse ndonjë punonjës apo drejtues i SHIK-ut ka bërë të zellshmin. Por ka një variant edhe më të keq akoma: kur përgjimi është bërë pa u marrë asnjë leje, thjesht me urdhër verbal nga lart duke qenë se personi duhet përgjuar. Nëse do të më thoshin se jam përgjuar sepse ka ndodhur që më ka telefonuar një person i ndjekur për një lloj krimi, atëherë do të më brente dyshimi se cili është ky person, pasi tek e fundit, një shoqëri e tillë është sadokudo një rrezik. Por gjithsesi, do të isha i qetë për dy arsye: së pari sepse nuk është përgjuar telefoni im, por i atij, pra nuk jam përgjuar në çdo orë e minutë dhe për çdo telefonatë, duke m’u dhunuar privatësia dhe intimiteti dhe, së dyti, sepse do të mendoja se megjithëse nuk është e këndshme, gjithsesi të përgjohesh, ndoshta në këtë rast përfitimi është më i madh sesa dëmi, pasi këto telefonata direkt apo indirekt kanë shërbyer për të thelluar pozicionin e një personi të dyshuar për krim. Megjithatë, në këtë rast unë nuk mund të mos ngre pyetjen: A ka qenë funksional SHIK-u në përgjimin e këtyre personave të lidhur me krimin? Cilat janë rezultatet që të mund të justifikohet edhe fakti që ne paguajmë taksa për punonjësit e SHIK-ut apo edhe fakti se jemi vënë edhe ne indirekt në përgjim? Aq më tepër kur nga sa di unë, në rastet kur ka të dhëna të tilla informohet edhe Kryeministri, edhe Presidenti, dhe Kryeministri ka për detyrë të urdhërojë ndjekjen apo thellimin e çështjes. Nga sa më rezulton mua, rezultatet janë shumë të dobëta duke pasur parasysh nivelin e kriminalitetit që ka në vend. Dhe për këtë mendoj se duhet të bëhet një lloj transparence. Dhe duke ngritur këtë problem nuk mund të mos sjell ndër mend se ka qenë një kohë e qeverisjes së parë të Sali Berishës kur përgjoheshin gazetarë e politikanë (ka prova për këtë edhe pse nuk janë bërë shumë publike) dhe ndërkaq nuk hetohej se si punonin piramidat financiare dhe cilët ishin bosët e tyre. Me pasojat që dihen. Përsa u përket dy varianteve të tjera, nuk di të them se cili është më i keq: rasti kur SHIK-u ka gjetur një vjegë ligjore për të futur në përgjim një person me synim ndjekjen e aktivitetit të tij politik, apo gjetjen e ndonjë fakti komprometues për të mundur shantazhimin e tij, apo rastin kur përgjimi është bërë me urdhër verbal pa u merakosur fare për të gjetur ndonjë pretekst. Për të parin di të them se duhet të ketë mjete ligjore që të investigohet kjo nëpërmjet shqyrtimit të lejeve të përgjimit që kanë dhënë organet kompetente. Askush nuk mund të jetë jashtë parimit të check and balance në një demokraci, a aq më pak SHIKU që ne na kujton edhe kohë të mbrapshta. Për rastin e dytë mund të them se është më vështirësisht i investigueshëm sepse ata që kanë urdhëruar përgjimet dhe ata që i kanë kryer pa u merakosur për ligjin, ndoshta i kanë fshirë gjurmët e në këtë rast kemi të bëjmë me një krim të pastër, që mund të zbulohet e mund të mos zbulohen, por si çdo krim nuk mund të mos ketë lënë asnjë gjurmë dhe shteti duhet të ketë mjete për të hetuar edhe për këtë rast. Gjithsesi, kjo histori nuk mund të mbetet kështu as në hije, as në dritë. Ne si qytetarë dhe si taksapagues kemi të drejtë të dimë se si funksionojnë institucionet tona për mbajtjen e të cilëve paguajmë taksa. Nëse kjo histori mbetet kështu, shumë shpejt do të lindin dyshime të tjera që do ta helmojnë edhe më klimën tejet të helmuar. Për shembull, do të lindin dyshimet se maxhoranca dhe Kryeministri nuk bëri transparencë ose pse janë të përfshirë vetë në përgjime që i komprometojnë ose pse nuk kanë synim ndërtimin e një Shërbimi Sekret që t’i shërbejë luftës kundër krimit dhe terrorizmit, por kanë synim ta kapin SHIK-un për ta përdorur për vete, ashtu siç kanë akuzuar paraardhësin.

Previous Post

PD dënon dhunën, Bumçi: Autoritetet serbe, përgjegjëse

Next Post

Opinion: Kontrolli i domosdoshme si te universitetet private poashtu edhe te ato publike

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Opinion: Kontrolli i domosdoshme si te universitetet private poashtu edhe te ato publike

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.