Kryeministri i Shqiperise Edi Rama reagoi serish per ngjarjet e Beogradit ne nje interviste dhene per zerin e Amerikes, duke e konsideruar dhunen e ushtruar ndaj kombetares shqiptare te futbollit te denueshme dhe raciste.
Per sa u perket pretendimeve te pales serbe se jane provokuar nga shqiptaret, Rama theksoi se shfaqja e nje flamuri nuk ishte asgje para fyerjeve raciste te nje stadiumi te tere, ndaj mbetet vetem nje alibi per te justifikuar dhunen fizike dhe psikologjike ndaj kuqezinjve.
Pak me heret, Ministri i puneve te jashte te Shqiperise Ditmir Bushati doli ne nje konference per shtyp ku tregoi qendrimin e institucionit qe ai drejton kundrejt ngjarjeve qe pahijshme ne stadiumin e Beogradit. Bushati, pasi beri nje kronologji ne gjithckaje ndodhi ne Beograd, fajesoi palen serbe per paaftesi ne menaxhimin e situates , duke kerkuar nxjerrjen e pergjegjesise per perdhosjen e simboleve kombetare shqiptare, para gjate dhe pas ndeshjes.
Bushati i beri thirrje UEFA-s te mbaje nje qendrim te paanshem ne hetimin e ngjarjes dhe te veproje ne baze te rregullores. Ministri jashtem i Shqiperise u kerkoi qeveritareve serbe te kene kurajen per te denuar dhunen e ushtruar nga ekipit kombetar shqiptar madje edhe nga forcat e sigurise. I pyetur per viziten qe pritet te beje Kryemistri Rama ne Beograd, Bushati theksoi qe qeveria shqpare nuk i ngaterron ceshtjen e politikes me shafqet e pahijshme ne eventet sportive.
















