Nga Skënder Mulliqi
Ndeshja e futbollit ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian të futbollit “Franca 2016”, ishte tema kryesore e kësaj jave qe e qiti pak në harresë këta politikanet tanë të cilët tashmë janë bërë monoton, duke vrapuar se kush do të arrijë i pari në cak për ta fituar pushtetin pas 4 muajve që kur janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale. Ndeshja u ndërpre në Beograd në minutën 41-të, nga racistët serbë të cilët kurrsesi të ndahen nga logjika mesjetare serbe. Ata edhe njëherë tjetër e shpërfaqen tërë pafytyrësinë e tyre, urrejtjen e tyre patologjike karshi shqiptarëve. Simboli kombëtar shqiptar (stilizim i flamurit) i cili valoi mbi stadiumin e futbollit të klubit të “Partizanit” ne Beograd, ishte vetëm pretekst për të shpërfaqur tërbimin kunder futbollistëve shqiptarë. Bota demokratike është bindur se serbët me këto sjellje antishqiptare nuk janë gjë tjetër veç se shovinista. Qysh në fillim të ndeshjes së shumëpritur, ishte krijuar një atmosferë që më shumë ngjasonte në arenë të luftës, e jo se ishte një ngjarje normale sportive në kuader të kualifikimeve. Sa kalonte koha gjithnjë e më shumë acarohej atmosfera në stadium, se futbollistët e Serbisë ishin të vetëdijshëm se kësaj radhe do të kenë punë më një skuadër e fortë. Dhe minuta e 41-të shënoi fundin e këtij takimi nga orgjitë e rebeluara serbe të sinkronizuara qysh para fillimit të ndeshjes. Vet fakti se në ndeshje iu ndalua udhëtimi tifozëve kuq e zi që është diçka e pashembullt, flet se ishte përgatitur skenari për të shkaktuar trazira. Futbollistët e Serbisë morën leksion se si luhet futbolli modern. Morën leksion edhe në planin e sjelljes korrekte dhe të kulturuar karshi tërë arrogancës dhe pafytyrësisë së serbëve ku ishte i pranishëm edhe prijësi i çetnikizmit dhe njëherit kryetar i Serbisë, Tomisllav Nikoliq. Federata e Serbisë veç përpara kishte dhënë sugjerime apo më mirë të themi nuk e kishte lejuar udhëtimin e tifozëve shqiptarë për në Beograd. Tërbimi i egër serb u shfaq edhe karshi gazetarëve, biznesmenëve dhe vetë ambasadorit shqiptar të cilët u ndaluan në aeroportin e Beogradit, për t’u lëshuar tek pas dy orësh. Ne Beograd qëllimisht u krijua një situatë jo normale, duke e shndërruar një ngjarje sportive në një ngjarje me konotacione politike. Serbia nuk po mundet te pajtohet me faktin se e humbi luftën me shqiptarët në vitin 1999. Edhe në këtë ngjarje sportive midis Beogradit futbollistët vendas dolën humbës edhe në fushën e blertë. Serbët edhe njëherë u treguan se janë popull vandal dhe barbarë. U treguan se janë popull i egër, dhunues dhe vrastarë. Sportistët tanë në secilën lëmi sportive janë duke arritur rezultate kulminante. Veçmas futbollistet të cilët po luajnë neper klube të ndryshme dhe në përfaqësuese të disa shteteve të Evropës. Ata po na zbardhin fytyrën me lojëra të mira. Ata janë krenaria e kombit. Edhe njerëzit e politikës në Shqipëri, Maqedoni e veçmas në Kosovë, ishte dashur të marrin shembullin e sportistëve tanë të cilët me dinjitet po na përfaqësojnë kudo në botë dhe me dinjitet po i mbrojnë edhe vlerat tona kombëtare. Ne kemi nevojë të na bashkojë edhe politika, dhe çdo veprimtari tjetër jetësore siç po na bashkojnë ngjarjet e mëdha sportive dhe siç po na bashkojnë sportistet tanë kulminantë. Të gjitha këto që i përmenda janë shembulli më i mirë edhe për njerëzit tanë të politikës se si duhet ruajtur reputacioni i mire i një populli dhe i shtetit…
















