Nga Bujar Vreto
Të nderuar demokratë librazhdiotë, të shtunën zhvilluam mbledhjen e kryesisë, shefave të departamenteve, anëtarëve të komisionit të apelimit dhe kryetarëve të grup/seksioneve ku në mbledhje asistonte deputeti i zonës tonë z.Eduard Selami dhe shefi i organizimit të PDSH-së z.Flori Xhuti. Takimi pati një rëndësi të veçantë dhe një nivel përgjegjësie dhe përgjegjshmërie mjaft të lartë. Të gjithë diskutantët u referuan tek rendi i ditës dhe ishin të lirë në diskutimet e tyre duke shprehur hapur problemet që sot janë evidente si në Partinë Demokratike ashtu dhe në komunitet. Si i zoti i shtëpisë hapa takimin duke u referuar tek Kuvendi Kombëtar i PDSH-së dhe fjalimi brilant i kryetarit z.Lulëzim Basha, që do jetë bazë frymëzimi për të ardhmen e PDSH-së. Nga fjalimi duhet marrë gjithçka që u tha si udhërrëfyes për të ardhmen e PD-së dhe si platformë për të ardhmen e vendit sepse është udhërrëfyes për të bashkuar demokratët dhe gjithë qytetarët që duan të dalin nga kolapsi ekonomik dhe të shpëtojmë vendin nga 99-shat dhe oligarkët financiarë që kanë rritur borxhin e brendshëm për qytetarët nga 62% në 73% dhe kanë shtuar kontot e tyre bankare në shtetet e huaja me miliarda dollarë. Unë njoha pjesëmarrësit, deputetin dhe shefin e organizimit se oligarkët dhe 99-shat që po qeverisin, kanë bërë po bëjnë dhe do vazhdojnë të bëjnë spastrime masive nga puna pa përjashtim në gjithë institucionet dhe më e keqja është se në punë nuk po vendosen njerëzit e arsimuar socialistë, por njerëzit e inkriminuar dhe të larguarit e PD-së që lanë pjesë e ryshfetçinjve të qeverisjes së kaluar, sepse këta ishin që bënë pis qeverisjen e PD-së dhe tani me paranë e pistë mbajnë vendet e punës më të mira dhe kontributorët socialistë rrinë mbas dere. Bëra me dije se 99-shat e ministrit Veliaj në bashkëpunim me 99-shat e oligarkë po ju heqin ndihmën ekonomike gjithë atyre që u takon me të vërtetë sepse janë për të përfituar këtë ndihmë dhe ua japin atyre që ju shërbejnë në manipulimin e votave dhe shërbesa të tjera dhe kjo është mjaft e rëndë që 99-shat oligarkë tallen me kafshatën e gojës. Unë bëra me dije pjesëmarrësit se investimet janë ndërprerë ku njësitë vendore qeverisen nga të djathtë dhe se vetëm demagogji bën deputeti mashtrues në popull, por falë kohës, horrllëqet po dalin në shesh sepse kaloi një vit e gjysmë dhe asnjë punë e nisur nuk po mbyllet dhe asnjë projekt i ri nuk po financohet. Unë bëra me dije për arrestimet e paligjshme për ish zyrtarë dhe zyrtarë të PD-së vetëm për faktin se i quajnë figura potenciale për zgjedhjet vendore. Deputeti i PS-së Taulant Balla, me anë të punonjësve të krimit ekonomik të drejtorisë së policisë Elbasan po terrorizon intelektualët dhe çdo kënd që e shikon si njeri me reputacion në rrethin e Librazhdit, krimbat e krimit ekonomik të tipit Ozun po përdorin metodat e sigurimit të shtetit duke mashtruar njerëz hallexhinj për të denoncuar ndaj zyrtarëve të zgjedhur (si në rastin e arrestim të kryetarit të komunës Stravaj z.Ardian Zeneli, ku oficeri i krimit ekonomik Ozuni i zi, duke ju paraqitur hallexhiut M.Z si juristi i drejtorisë arsimore i premton se do të sistemojë vajzën në punë si mësuese, por i kërkoi që të jepte një dëshmi për investimet që bën kryetari në fshatin Stranik dhe M.Z pohon që më pyeti në Librazhd, por unë nuk i kam thënë çfarë paska shkruajtur këto të pavërteta dhe kam firmosur pa e ditur përmbajtjen e letrës). Unë, deputeti i zonës z.Selami dhe kryesia e degës së PD-së i kërkuam kryetarit të komunës Stravaj, z.Zeneli të bëjë menjëherë kallëzim penal ndaj oficerit apo oficerëve militantë të oligarkëve dhe 99-shave se ky rast, por dhe raste të tjera, janë precedentë shumë i rrezikshëm për të ardhmen e lirisë dhe demokracisë. Deputeti z.Selami mori fjalën dhe diskutoi mbi rendin e ditës por dhe situatën në tërësi, ai në fjalën e tij trajtoi mjaft çështje që sot po rrënojnë ekonominë shqiptare dhe vendi po shkon drejt një kolapsi ekonomik. Zoti Selami tha se vendi po rrezikon rivendosjen e regjimit të vizave nga rritja e numrit të azilkërkuesve, se kryeministri po shkel çdo ditë ligjet dhe po dhunon kushtetutën, se hapësirat parlamentare për pjesëmarrjen e opozitës janë mbyllur, se varfëria e qytetarëve po thellohet çdo ditë, se papunësia po rritet me hapa galopante, se fadromat e INUK po prishin me selektivitet ndërtimet si ato me leje dhe ato në proces-legalizimi, se vendi është kthyer nën terrorin e një shteti policor dhe ç’është më e rëndësishmja po dhunohet shoqëria dhe po lëkunden themelet e lirisë dhe demokracisë. Zoti Eduart Selami rikonfirmoi mbështetjen për strukturat drejtuese të degës së PD-së dhe konfirmoi se dega do jetë vendimmarrëse duke respektuar statutin, udhëzimet, kolegjialitetin dhe votën e fshehtë të bazës kur është e nevojshme. Zoti Selami mbështeti në çdo pikë fjalën time duke më falënderuar dhe inkurajuar për vazhdimin e rrugës të përbashkët që të përcjellim pozitivitet mes faktorëve dhe aktorëve në degën e PD-së, si dhe të mundësojmë shtrirjen e pozitivitetit në bazë dhe komunitet, si dhe të përçojmë të vërtetën në çdo familje, se vetëm atëherë PD-ja do përmbushë misionin e saj historik për të shpëtuar vendin nga neodiktatura dhe anarshia që është në derë. Në takim diskutuan në frymën e përgjegjësisë, kryetarë bashkishë e komunash, anëtarë kryesie e kryetarë/grupseksionesh, këshilltarë e shefa departamentesh si dhe shefi i organizimit të PDSH-së z.Flori Xhuti. Nga takimi dolën një sërë vendimesh të miratuara në frymën e mirëkuptimit dhe përfshirjen e ideve dobiprurëse për situatën aktuale dhe për vijueshmërinë e ekipit drejtues të degës së PD-së.
Autori është kryetar i degës së PD, Librazhd
















