• Latest
  • Trending
  • All

Arsyeja që nuk respektohet plotësisht “Rrethimi i Shkodrës”?!

10/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Arsyeja që nuk respektohet plotësisht “Rrethimi i Shkodrës”?!

10/10/2014
in Opinion

Nga Besi BEKTESHI

Në datën 8 tetor të vitit 1912, Mali i Zi i shpall luftë Turqisë dhe këtë e bën jo vetëm nga lëkundjet e saj në tërheqje të territoreve dhe shpërthimet e luftës në Ballkan, por me qëllimin kryesor të marrjes së Shkodrës. Por data 10 tetor është momenti që Mali i Zi i mobilizuar me një ushtri të përbërë më shumë me forca gjysëm milicie dhe gjysëm ushtri e mobilizuar me etjen e Shkodrës, fillon vrasjet në territorin shqiptar, që nga Tuzi dhe deri në periferi të qytetit, duke qëlluar dhe me artilerinë e avancuar dhe të furnizuar si nga Serbët, Rusët dhe sjellë dhe më vonë nga grekët. Ishin vullnetarët e tyre dhe divizioni famëkeq vrastar Zeta, që donin me çdo kusht të merrnin Shkodrën dhe kishin qëllim mbylljen e rrethimit edhe pse në fillim pa serbët në jug të qytetit të madh. Shkodra përreth kishte rreth 24.000 ushtarë të Malit të Zi dhe pastaj erdhën edhe 15.000 serbë për të mbyllur rrethimin. Sollën dhe topat 155 mm dhe gjuanin për të masakruar qytetin e madh të trevave shqiptare. Tashmë, bota dhe fuqitë e mëdha po futeshin në hall. Qyteti i mbrojtur nga turqit, që ishin nga ana e tyre pushtues për vete, tani kishte rrezik nga një pushtues akoma më i lig për nga kërcënimi. Shkodra u gati trefishua. Ishte rreth 30.000 banorë në atë kohë, kaloi si me pjesmarrjen e 12.000 turqve të garnizonit mbrojtës dhe afërisht 40.000 fshatarëve të ardhur nga periferitë e qytetit, në një moment kolapsi njerzor. Lufta mbrojtëse vazhdonte, bombardimi po ashtu, vdekjet nga lufta dhe bombardimi u pasuan dhe nga uria dhe kolapsi njerzor. Një rrethim si ky, nuk kishte ndodhur kurrë në trevat shqiptare. Një shtet po sulmonte një qytet, por kishte edhe ndihmën e një ushtrie të një shteti tjetër? Ky moment, ishte më i vështiri në të gjithë historinë e luftrave të popullit shqiptar. Janina ishte dorëzuar krejt lehtë dhe askush nuk po bënte zë, biles as historiografia si e viteve ’30-të dhe e komunizmit, nuk e përmend për ndonjë gjë të madhe. Por Shkodra rezistonte dhe Austro-Hungaria, po bëhej gati të fuste botën në luftë për qytetin jo thjesht të dashur të tyre, por sepse tani, edhe bota po kuptonte se ambicjet e Malit të Zi ishin sëbashku me Serbinë për të dalë në Durrës dhe ato të Rusisë, që me anën e këtyre dy shteteve sllave, të dilte në Adriatik. Tashmë Shkodra, shtronte emergjencën e një shteti të ri në krijim, populli të cakuar në këtë shtet dhe interesave të fuqive të mëdha. Si përfundim me 22 mars 1913-të u mor vëndimi se Mali i Zi nuk do të marrë Shkodrën, se në këmbim të saj do të jepej Gjakova dhe disa fise të mëdha të Kosovës, por dhe Dibra e madhe, se do të bëhej një hartë pothuaj 28.000 km katrorë që janë sot. Malit të Zi, ju lejua të pushtonte virtualisht (ato bërtitën realisht) kalanë Rozafa dhe me 14 maj 1913 ushtritë e ndërkombëtarit apo Internacionalit, ose e para fuqi paqeruajtëse në Europë, nxorën jashtë trupat malazeze që plaçkitën pazarin dhe e dogjën atë. Këtë e tregova vetëm për të futur në gjendje, sepse shkrimet e mia për këtë temë janë shumë.    Por pse them se nuk respektohet si duhet rrethimi i Shkodrës në vitin 1913?!   E para, historiografia si komuniste dhe ajo medemek jo komuniste, është marrë shumë më tepër me tradhëtitë e Essad Pashait dhe “dorëzimin e Shkodrës” se sa me rezistencën heroike të qytetit!? Kjo historiografi, ka bërë më tepër fletë dhe modele tregimtare për Hasan Rizain dhe vrasjen e tij, se sa për 183 ditë të një rrethimi që përcaktoi fatin e 28.000 km katror të Shqipërisë. Historiografia më tepër është marrë me kulisa dhe tradhëtinë e fuqive të mëdha, se sa me modelin e vërtetë të bisedimeve të rëndësishme, që vërtetë ju ranë në qafë territoreve shqiptarëve, por në fund të fundit, krijoi 28.000 km katrorë që sot ne kemi. Normalisht edhe pse në disavantazhin tonë, ishin ato vendime dhe veprime ushtarake që krijuan këtë shtet tonin, sepse askush nuk njihte as qeverinë, as territorin e cunguar të qeverisë së Ismail Qemalit, të formuar në 28 nëntor deri 4 dhjetor 1912. Po të binte Shkodra, sot Shqipëria nuk do të mund të ekzistonte dhe tashmë analet e historisë botërore e kanë të shkruar dhe këtë e pranojnë jo vetëm njerëzit e politikës së madhe të gjashtë fuqive të mëdha si Britania, Franca, Austro-Hungaria, Gjermania, Italia dhe Rusia, por dhe shtypi i kohës kudo në kryeqytetet e mëdha. Historia jonë është marrë me arrivizmat e Essad Pashait, edhe pse ai bëri një luftë të madhe me datat 7-9 shkurt, se sa me qëndresën e trupave shqiptare dhe turke, por në rreshtim, gjithmonë ato shqiptare përpara turqve?! Dakord?!

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Pra duhej të vriteshin shqiptarët dhe pastaj turqit dhe heroizmi i redifëve ishte madhështor. Biles edhe i madhi Fishta ka vargje të larta për qëndresën e pashoqe në një rrethim të jashtëzakonshëm, ku luftonin mbi 55.000 njerëz nën armë rreth e përqark qytetit heroik. E pa imagjinueshme edhe për sot. Të lexosh Imanuel, apo dhe ditarin e etnëve jezuit, por dhe dokumenta të shumtë konsullorë të Austrisë dhe britanikëve, ka momente të jashtëzakonshëm historie dhe po ashtu këto momente shtrihen edhe në Londër në konferencë të paqes dhe kudo ku bisedohej për Shkodrën. Vetëm në tre ditët e shkurtit në Tarabosh, Bërdicë dhe Shtoj, kanë vdekur afërisht 4000 njerëz dhe shumë familjarë të knjaz Nikollës, por historia është marrë me tradhëtitë tona dhe vrasjet po ashtu, dhe jo me luftën dhe heroizmin. Historiografia jonë, pa mëshirë ka fyer aty ku nuk duhet dhe “Internacionalin”, duke e quajtur pushtim ardhjen e tyre, kur në fakt realisht i dha fund dy pushtimeve, atij turk dhe po ashtu atij malazez!? Po, biles formoi dhe Bashkinë e parë moderne në Shqipëri, që është ajo e Shkodrës e formuar nga Internacionali. Askush nuk është kujdesur të bëjë një moment historik dokumentar madhështor, filmi, drame, poeme, tabloje të madhe, skulpture të merituar, përmendore në qendër të qytetit dhe një momenti të tanishëm studimor paqësor midis nesh dhe Mali të Zi… askush!? Po, mund të them se ka studiues të shumtë që kanë bërë të tyren, ka edhe përpjekje të Muzeut Historik të Shkodrës dhe njerëzve të apasionuar, por jo vërtetësisht raport të mirë historik me këtë rrethim. Për Tiranën komuniste dikur më interes kishte data 25 prill se data 14 maj dhe data 22 mars ishte një datë sharje fyerje, kur në fakt, edhe pse në mungesë të takove shqiptare dhe një sakrifice sublime patriotike edhe pse keq, mbeti një territor shqiptar. Po pra, se po të humbte Shkodra, sigurisht nuk do të ishte më, ose do të ishte një pëllëmbë e vogël toke Shqipëria?! Po asht edhe në librat e historisë, ky rrethim trajtohet shumë pak, me një sy “tradhëtie” dhe jo rezistence dhe lufte politike dhe diplomatike në fokus të një bote me sy nga Shkodra. Nuk i vihet theksi gjakut të derdhur në luftë të një qyteti kundër një shteti dhe dy ushtrive bashkë?! Jo, as masakrave të jashtëzakonshme të popullsisë shqiptare, nga sidomos serbët dhe divizioni Zeta përreth Shkodrës. E ky është turp, është një turp i madh historik i cili është retro psikologjike dhe padyshim nacional-komuniste!? Nju Jork Times si dhe shumë testata botërore në Europë, kanë bërë hapjen e gazetave me Shkodrën.

Ato fuqi të mëdha që dikur lanë territore plotësisht shqiptare jashtë me 22 mars dhe pastaj qershor, korrik dhe gusht në Bukuresht, ato fuqi, pothuaj tashmë dhe me SHBA-të, bënë të mundur territorin dhe shtetin e Kosovës. Me vonesë, por me ndërhyrje ushtarake sërish, forca paqe dhe firmat e tyre në tavolinë? Apo nuk është e vërtetë? Si me Shkodrën!? As Shkodra nuk e ka nderuar si duhet “Rrethimin e Shkodrës” dhe normalisht është qyteti i madh i Shqipërisë në histori rrethimesh. Shkodra ju qëndroi romakëve, bizantit, turqve me dy rrethime të mëdha dhe ra e fundit, Karamahmuti Bushatliu në kohën e tij i rrethuar nga 40.000 osmanllinj rezistoi dhe padyshim dhe rrethimi i 183 ditësh në 1913. Është qyteti i madh i Shqipërisë, që në fund të fundit, i nxjerr pushtuesit jashtë. Kjo është histori dhe jo historitë e tradhëtisë dhe armiqve, për të harruar qëndresën tonë dhe heroizmin e qytetarëve dhe ushtarëve në Shkodër, por dhe famën e madhe kudo në botë të Shkodrës. Ky i deritanishmi nuk është respekt, do Zoti iluminohen dhe e respektojnë këtë periudhë historike më të madhen e disa shekujve bashkë, dhe absolutisht luftën që vendosi me firma ndërkombëtare territorin shqiptar. Po, absolutisht! Dhe kush nuk do ta pranojë, tregon se ka demencë të qartë historike, duke mos thënë një fjalë tjetër më të rëndë.

Previous Post

Transferimi i studentëve të privatëve

Next Post

A jemi pasardhës të alienëve?

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

A jemi pasardhës të alienëve?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.