• Latest
  • Trending
  • All

A janë duhanpirësit shoferë të këqij?

08/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

A janë duhanpirësit shoferë të këqij?

08/10/2014
in Opinion

Shkruan: Erika Melonashi

Duhanpirja lidhet me një sërë pasojash negative për shëndetin, të cilat janë të mirënjohura tashmë. Gjithsesi, përveç impaktit të drejtpërdrejtë negativ, duket se kjo sjellje gjithashtu lidhet edhe me sjellje të tjera të dëmshme; të qenit duhanpirës rrit probabilitetin që individi të konsumojë më tepër alkool, të ketë një dietë të pabalancuar dhe të mos angazhohet në aktivitet fizik. Për më tepër ka të dhëna se duhanpirësit kanë probabilitet më të lartë për të thyer rregullat e qarkullimit rrugor në krahasim me jo-duhanpirësit. Në fakt, sipas një studimi të fundit të financuar nga Universiteti Europian i Tiranës, të qenit duhanpirës përbën një faktor të rëndësishëm, i cili rrit probabilitetin që një individ të thyejë rregullat e qarkullimit rrugor. Nëse shihni një makinë që kalon me semafor të kuq, nuk ndalon pranë sinjalit STOP apo ecën me shpejtësi të lartë në rrugë dytësore, ka një probabilitet të konsiderueshëm që drejtuesi i mjetit të jetë duhanpirës. Edhe individi i cili nuk heziton të marrë drejtimin e makinës, edhe pasi ka pirë 1-2 gota, dhe nuk i kushton rëndësi vënies së rripit të sigurimit, me shumë gjasa është duhanpirës.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Por çfarë i bën duhanpirësit më të prirur për të thyer rregullat e qarkullimit sesa jo-duhanpirësit (përveç sjelljes specifike të konsumit të duhanit gjatë drejtimit të automjetit sigurisht)? A është konsumi i duhanit në vetvete? Studimi ka treguar se në fakt duhanpirësit, ashtu si konsumuesit e alkoolit apo marijuanës, apo edhe individët që thyejnë rregullat e qarkullimit rrugor kanë të përbashkët një karakteristikë themelore të personalitetit, orientimin drejt riskut. Individët të cilët kanë orientim më të fortë drejt riskut, angazhohen në sjellje të caktuara me qëllimin e vetëm për të përjetuar një eksperiencë emocionuese të fuqishme. Këta janë individët që preferojnë sportet ekstreme, shpejtësinë, ndjesitë që provokohen nga substancat narkotike (si ecstasy) apo dhe thjesht emocionin e kryerjes së një sjelljeje në mospërputhje me norma të caktuara sociale (p.sh. karakteristike tek sjellja adoleshenciale).

Orientimi drejt riskut përveçse një karakteristikë individuale është edhe një indikator zhvillimor; në fakt kjo tendencë është më e fuqishme në periudhën e adoleshencës, kur individi ka prirjen të eksperimentojë me sjellje nga më të ndryshmet. Megjithëse teoritë e zhvillimit e mbështesin fort idenë e eksperimentimit gjatë adoleshencës, si një nevojë zhvillimore, rrezikshmëria qëndron sidomos në rastet e eksperimentimit me substanca nga të cilat krijohet varësi. Në fakt studimet kanë treguar se duhanpirja, ashtu si një sërë sjelljesh të tjera të rrezikshme për shëndetin e kanë fillesën në adoleshencë, por kohëzgjatjen përtej saj (mbase dhe gjithë jetën). Kështu pas periudhës së adoleshencës orientimi drejt riskut përgjithësisht dobësohet, por dallimet individuale vazhdojnë të ekzistojnë, me disa individë me orientim më të fortë sesa të tjerët. Një dallim i fortë individual në orientimin drejt riskut është mes meshkujve dhe femrave; meshkujt e të gjitha moshave duket se janë më të prirur për të ndërmarrë risqe, për të provuar dhe eksperimentuar me sjellje dhe sensacione të ndryshme. Nga ana tjetër, meshkujt janë ata të cilët përdorin më tepër alkool, duhan, substanca narkotike, dhe gjithashtu meshkujt janë ata që thyejnë më shpesh rregullat e qarkullimit rrugor. Këto dallime gjinore në pothuajse të gjitha sjelljet shëndetësore janë shpjeguar si përmes faktorëve biologjikë (biologjikisht janë më mirë të përgatitur për të toleruar nivele më të larta alkooli apo substancash narkotike) ashtu dhe përmes formave të socializimit (meshkujt rriten me idenë se duhet të eksperimentojnë, të guxojnë, të përballen). Gjithsesi, për të qenë korrektë nga pikëpamja shkencore duhet nënvizuar fakti se të dy këta faktorë individualë, si orientimi drejt riskut ashtu dhe gjinia, rrisin probabilitetin për shfaqjen e sjelljeve të rrezikshme për shëndetin, por nuk parashikojnë 100% këto sjellje. Në kontekstin e bashkëveprimit person-individ faktorët ndërhyrës janë kaq të shumtë dhe lidhjet mes tyre kaq komplekse, sa më e mira që mund të bëjë sot shkenca e sjelljes është të flasë për faktorë risk, por jo faktorë përcaktues (determinantë të sjelljes).

Gjithsesi, njohja e faktorëve risk është një proces tejet i rëndësishëm, i cili informon dhe drejton më pas ndryshimin e sjelljes. Për t’u kthyer tek pyetja fillestare: nëse duhanpirësit realisht i thyejnë më shpesh rregullat e qarkullimit sesa jo-duhanpirësit, çfarë do të ndodhte me sjelljen e këtyre individëve nëse e lënë duhanin? A do të ktheheshin ata në shoferë më të kujdesshëm? Sikundër për shumë pyetje të cilat hulumtojnë dinamikat e sjelljes njerëzore, edhe kjo pyetje nuk ka një përgjigje të drejtpërdrejtë me po ose jo. Mbase përgjigja më afër së vërtetës është: ‘varet’; pra rezultati do të varej nga momenti në të cilin do të kryhej vëzhgimi. Lënia e duhanit është një proces i cili ka nevojë për një nivel të lartë vetëkontrolli dhe motivimi, sidomos për shkak të varësisë fizike dhe psikologjike që krijohet. Kjo është arsyeja pse individët të cilët sapo e kanë ndërmarrë këtë ndryshim në sjellje, fillimisht mund të kthehen në shoferë akoma më të këqij sesa kanë qenë. Kontrolli i tepruar që ushtrojnë mbi veten në raport me sjelljen e duhanpirjes kërkon një ulje kontrolli në drejtime të tjera, në mënyrë që individi të ruajë ekuilibrat e vet. Gjithsesi, jo domosdoshmërisht kjo nënkupton thyerjen e rregullave të qarkullimit, por mund të shfaqet edhe në formën e ngrënies me shumicë, angazhimit në akte më të shpeshta seksuale, rastësore ose jo, aktivitet i tepruar fizik, etj. Përballimi me sukses i fazës kritike për ndryshimin e sjelljes si dhe mbajtja e sjelljes së shëndetshme në vazhdimësi tregon një nivel të lartë kontrolli, motivimi dhe vetefikasiteti, i cili mund të shtrihet në dimensionet e ndryshme të sjelljes, përfshi dhe sjelljen në timon.

Është vërtetuar tashmë se ndryshimet në sjellje modifikojnë dhe karakteristikat e brendshme të individit si qëndrimet, besimet apo botëkuptimin e tij. A do të thotë kjo se mund të modifikojmë orientimin drejt riskut, apo çfarëdolloj faktori tjetër të brendshëm të një individi, thjesht duke u përpjekur të ndryshojmë sjelljen e tij? Përgjigja është po, dhe realisht kjo është filozofia e shumë programeve ndërhyrëse/parandaluese sidomos gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës (p.sh., rritja e vetëvlerësimit, vetefikasitetit, kontrollit etj). Gjithsesi, sfida qendrore sot në Shkencën e Sjelljes vazhdon të mbetet optimizimi i masës së ndryshimit, dhe sidomos qëndrueshmëria në kohë e rezultateve.

*PhD, pedagoge në Universitetin Europian të Tiranës

Previous Post

Dervish Cara-Tetova kërkoi autonominë e Shqipërisë para 170 vjetësh

Next Post

Fatkeqësisht, pak mësuam prej fatkeqësive të para vitit 2001

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Fatkeqësisht, pak mësuam prej fatkeqësive të para vitit 2001

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.