Nga Skënder MULLIQI
Jeta politike është duke u theksuar më ndasi të mëdha , duke i tejkaluar normat demokratike të lojës.Skena politike po bëhët e ashper deri ne armiqësi të përbetuar që natyrisht nuk është mirë. Ndasitë po bëhën shumë të theksuara bashkë me hasmeritë, midis opozitës dhe garniturës në pushtet . Këto kunderthënje dhe hasmeri politike filluan shumë të rriten pas 8 qershorit kur u mbajten zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale,veqmas pas formimit të bllokut opozitar VLAN karshi PDK-së . Ky polarizim politik tashmë i ka kaluar suazat e normalitetit, duke rrezikuar proceset të cilët i kemi përpara dhe demokracinë. Kjo gjendje do thoja ngapak kaotike po zgjatë që katër muaj që mund të jetë edhe për liber të Ginisit . Edhe ashtu kemi pasur një lloj satus kuo-je, e tash kemi një ndalje edhe më të theksuar të shumë proceseve zhvillimore . Nese imazhin e Kosovës e kemi dëmtuar rënd më krim të organizuar dhe korrupcion , tash jemi ka e rrezikojmë edhe shtetësin mendoj unë.Liderët tanë politik po sillën aq me komoditet thua së nuk është ka ndodhë ama bash asgjë.
Ne fakt e din mirë së proceset politike dhe rrjedhat ekonomike janë stopuar . Jemi duke dhënë shëmbull të keq në avansimin e demokracisë. Jemi duke ua hapur gojën të gjithë armiqëve tanë me veprimet tona naive politike. Bota demokratike e cila na ka ndihmuar pa rreshtur dhe cila ka pasur fjalë miradie për shqiptarët , në kohën fundit kjo shumë është duke u zbehur dhe shumë do të na kushtojë që mos të inkuadrohemi në strukturat relevante ndërkombëtare , ose ky inkuadrim të bëhët kur të kalojnë edhe shumë vite.Kjo çka tash po ndodhë në Kosovë është brutalitet i kulluar.Tash jemi duke u ballafaquar më një gjendje do të thosha të grushtimit të ndersjellë politik, duke harruar së jemi në sistemin pluralist , ku pushtetet duhet të ndrrohen e deshi këtë punë kush ose jo.Nuk mund të gjësh edhe një shtet nga ish blloku komunist i cili nuk e ka flakë komunizmin.
E tek ne ende nuk eshte flakuar krejt logjika komuniste e të menduarit dhe e sundimit me popullin dhe e sundimit më të mira materjale. Jemi duke marrë të rëna të rënda nën ‘ brez’ siq thuhet në zhargonin e boksit. Dhe, në këtë rast faturat është duke i paguar populli .Hapësira mediatike e Kosovës është duke u bombarduar me shumë me propagandë së sa që po paraqitet realisht gjendja , dhe kjo nuk i sherben aspak normalitetit të gjendjës politike . Gjithmonë ata që janë në pushtet bartin përgjegjësi më të madhe .Sa me e pushtetshme që mëton të bëhët pozita aq me rrezik do të jetë për çdo shoqëri.Pozita bashkë me opozitën duhet të jenë më shumë praktike duke hequr dorë nga retorikat boshe.Në gjendjen e paqës duhet pranuar dallimet politike si diqka legjitime deri në atë masë që lejojnë normat demokratike të sjelljës dhe të kodit moral. Ne kemi modelin evropian se si duhet të bëhemi shtet me të gjitha premisat demokratike. Nuk kemi nevojë as për Mbretni, as për Diktator apo për ndonjë Shef të mafisë politike.Ne kemi nevojë për shtet të prosperuar , demokratik , human gjithnjë duke i përqafuar të gjitha konventat për të drejtat e njeriut dhe konventat tjera të Evropës…















