Me mendësi të re, me objektiva të qarta, të drejtëpërdrejtë dhe me përbuzje për politikën e vjetër, të rinjtë e lëvizjes “Forca Rinia” do të përballen me “ujqërit” e vjetër që sunduan në kaq vite politikën shqiptare, por që mbollën vetëm mashtrim e pakënaqësi. Ky është imazhi që përcjell në një intervistë për gazetën “Tellalli”, politikani më i ri shqiptar, njeriu që nuk është as djathtas, as majtas, por që në plan të parë do të ketë qytetarin. Dritan Broka, djali që ngriti në këmbë opinionin publik për mos-importimin e mbetjeve në vend, në një panoramë politike jep reflektimin e tij për liderët shqiptarë, për politikën në vend, duke e quajtur atë të dalë mode. Në mendësinë e tij Broka e përshëndet vendimin e Ramës në disa ndryshime, siç janë mosmiratimi i ligjit për armët kimike apo çështja e mosimportimit të mbeturinave në vendin tonë. Por sipas Brokës, ende mbetet për t’u parë se sa përparësi do të ketë qytetari, pasi deri tani ministrat e qeverisë janë larguar me indiferencë nga njerëzit duke mos i marrë parasysh kërkesat e tyre më elementare. Broka thotë se ka ardhur koha që politikanët e vjetër të largohen e t’ua lënë vendin të rinjve që do të kenë pa dyshim prijoritet qytetarin në politikën e tyre.
Broka ju keni sjellë një frymë të re, të reagimit qytetar nëpërmjet një partie politike të krijuar nga të rinjtë, në çfarë konsiston kjo gjë realisht?
Forca jonë politike është një forcë nga rinia, ne ndjekim një politikë përtej të majtës dhe të djathtës, jemi një forcë nga qytetari për qytetarin. Programi ynë është ajo çfarë qytetari kërkon, flet dhe dëshiron të ketë për shtetin e tij, ne nuk bëjmë premtime boshe, ne nuk e shohim veten në pozicionin e vjetër partiak ku ne premtojmë dhe të tjerët besojnë, por ne ftojmë qytetaret, kryesisht ata që janë të rinj në moshë por dhe ata që nuk janë të rinj në moshë por që janë në mentalitet, të mos besojmë tek ne por të bashkohen me vizionin tonë e të besojnë tek vetvetja.
A do jeni pjesë e zgjedhjeve të ardhshme. Ju si një politikan i ri, si e shihni të ardhmen në politikën shqiptare?
Po ne do jemi pjese e zgjedhjeve të ardhshme. Do jetë hera e parë që ne marim pjesë në zgjedhje, pavarsisht vështirësive të ndryshme politike, ne do marim përsiper riskun për t’u bërë pjesë e arenës politike shqiptare.
Të flasësh për të ardhmen është sa e vështirë aq dhe e lehtë por parapëlqej të flas për të tashmen e afert që kemi objektiv, për të patur më pas një pasqyrim sa më të mirë tek e ardhmja në vahzdueshmëri.
Në konceptin tuaj, a ka qenë qeveria Rama në shërbim të qytetarëve dhe a ka punuar për ta, në më shumë se 365 ditë?
Qeveria Rama për mendimin tim e filloji mirë, që ditën e saj të parë shfuqioj ligjin e importit të plehrave dhe për këtë jap nje vlersim të madh, ka vazhduar e ka bërë arritje në shumë fusha të ndryshme siç mund të them arsimi, rendi e siguria dhe një sër fushash të tjera, por nga ana tjeter ka dhe shumë pika ku është për t’u korigjuar. Në disa pika kyçe të shtetit, si psh në shëndetësi nuk po shoh asgjë reale, hipotekat vazhdojnë siç kanë qënë, në shumë sektor vazhdon korrupsioni dhe një ndër problemet më të mëdha që shoh mqs më pyetet për qytetarët, shumë nga ministrat apo zv/ministrat janë bërë tepër mendjemëdhenj dhe janë larguar nga qytetarët, me sa informacione kam atyre që i dhanë votën dhe i ndihmuar për të fituar, sot nuk i hapin as telefonin, duhet t’a korigjojnë sa janë në kohë nësë s’duan të dështojnë dhë të ulin në maksimum besimin në zgjedhjet e ardhshme.
Si i shihni politikanët shqiptarë, a është politika e vjetër e konsumuar sipas jush, cilat janë idetë tuaja?
Këtë pyetje dua t’a shtroj në dy pjesë për politikanët dhe për politikën.
Politika shqiptare është e dalë kohe, është bërë shumë e mërzitshme, pa ngjyra dhe e kaluar kohe, duhet që partitë të rrisin kapacitetet njerzore, të pasurojnë struktrat me njerëz me ide dhe jo të kenë frike nga mendimet e ndryshme e t’a mbajnë partinë e mbyllur.
Ndërsa për politikanet mund të them se pjesa më e madhe tashme janë të konsumuar por ka edhe figura që i qëndrojnë kohës dhe kanë vlera për të vazhduar në politikën shqiptare.
Ju jeni ndër politikanët e rinj që kundërshtuat me forcë importimin e plehrave, çfarë mendoni tani për këtë çështje?
Po une kam qënë i pari individ që kur kjo çështje u lançua, dola në kundërshtim absolut sepse isha i mire informuar mbi dëmet që do sillte, por në atë kohë vura theksin dhe tek teza se vetë Partia Demokratike që donte t’a miratonte atë ligj, përpara disa vitesh ishte ajo parti që e kundërshtone fuqimisht. Sot falenderoj kryeministrin Rama që me ardhjen e tij në diten e parë atë çështje aq të rëndesishme, e mbajti si premtim dhe e vuri në vijën që donin qytetarët.
Si do ta besojë opinioni publik, se Forca Rinia e drejtuar nga ju do të jetë ndryshe nga Partitë e tjera Politike të cilat nuk kanë dhënë më shumë se premtime boshe për qytetarët shqiptarë?
Po është një pyetje shumë me vend, të gjithë thonë që jemi ndryshe jemi më të mirët na besoni ne, etj, etj.
Ateherë unë kam shumë vite tashmë në realitetin shoqëroro-politik kam qënë drejtues i një sër organizmave të ndryshëm të shoqërisë civile, politike, etj. Eksperjenca ime sot që kam vendosur të jem aktiv në jetën politike shqiptare është e konsiderushme, përveç kësaj, siç thashë dhe më lartë, ne jemi e vetmja forcë që vimë realisht nga rinia, me njerëz të rinj, me mentalitet të ri dhe që nuk premtojmë por ne jemi këtu për të sjell realitetin më evropian të një partie, bashkohuni me ne, me programin jo tonin, por me programin e qytetarëve për qytetarët dhe besoni te vetja juaj që të gjithë bashkë gjithçka t’a bëjmë të mundur.
Kush është politikani që i duhet Shqipërisë, dhe shqiptarëve?
Kjo është një pyetje shumë e vështirë për të patur një pergjigje me emër.
Por Shqipërisë dhe shqiptareve normalisht i duhet ai politikan që do njohi realitetin shqiptar, do rri me këmbë në tokë, nuk do mbaj distancë e nuk do të largohet nga qytetari dhe më e rëndësishmja, ai duhet të punoj për shtetin sikur punon për veten e tij, me përgjegjshmërinë më të madhe që mund të ketë.
Në një prej deklaratave tuaja ju keni deklaruar se politika e vendit nuk duhet të vazhdojë të mashtrojë publikun, pasi historia do ta dënojë, sa vazhdoni ti qëndroni këtij mendimi?
Po është e vërtet, historia ose ndryshe si më pelqen mua t’a quaj, koha nxjerr çdo të vërtet dhe askush nuk mund t’i fshihet asaj. Apsolutisht që i qendroj këtij citati, partitë politike duhet të fillojnë të ofrojnë për publikun alternativa reale dhe jo premtime boshe e aq më tepër mashtrime.
Si i përcaktoni liderët e politikës shqiptare, ndër vite si ka qenë sipas jush Fatos Nano, Sali Berisha, Edi Rama
Në radhë të parë nuk vë në dyshim në asnjë mënyrë zotësinë e tyre, sepse duke qënë se të tre figurat kanë qënë në krye të Shqipërise, tregon se zotesia e tyre i ka dërguar deri aty.
Për Fatos Nanon mund të them që më vjen keq që u largua kaq shpejt nga politika sepse kishte akoma për t’i dhënë këtij shteti dhe politikës shqiptare.
Për Sali Berishën mund të them që është familjar i mire, ka qënë doktorr i mirë, në politikë ka patur të mirat por ka patur dhe probleme në drejtimin e tij, unë kam qënë nga ata që ja kam vënë në dukje në mënyrë publike gjithnjë të gjitha problemet e tij.
Edi Rama ka shumë pak kohë në krye dhe nuk mund të jap akoma një vlersim mbi drejtimin e tij, por mund të them që kur ka qënë Kryetar i Bashkisë së Tiranës ka bërë shumë për kryeqytetin tonë në krahasim me gjithë të tjerët, ndërsa në krye të shtetit është akoma për t’u parë vazhdueshmëria.
Cila do të jetë nisma e radhës e Forca Rinia, në mbështetjeve të problematikave të opinionit publik?
Dua t’ja lëj kohës shumë të afërt që t’i zbulojmë së bashku nismat tona, por më e rëndësishme është se Forca Rinia nuk do bëj sikur, dhe ne nuk do premtojmë por ne do bëjmë politik me moral të pastër, do themi atë që mendojmë dhe do jemi jo afër me qytetarët por do jemi një me qytetarët.















