• Latest
  • Trending
  • All

Barbarët brenda portave

28/09/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Barbarët brenda portave

28/09/2014
in Opinion

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Me vendimin për të përdorur forcën kundër ekstremistëve të dhunshëm të Shtetit Islamik, presidenti Obama me vetëdije të plotë po futet në një batak të vërtetë. Ai po luan me fatet e dy vendeve, Irakut dhe Sirisë, gjysmë të shkatërruar, shoqëritë e të cilëve kishin falimentuar shumë kohë para se amerikanët të shfaqeshin në horizont. Në fakt Obama po hyn jo thjesht në një batak, por në kaosin e një qytetërimi të tërë të falimentuar dhe kjo shpjegon edhe ngurrimin e tij.

Qytetërimi arab, siç e kishim njohur, pothuajse, ka marrë fund. Bota arabe sot është më e dhunshme, më e paqëndrueshme, më e fragmentuar dhe më e kontrolluar nga ekstremizmi (i sunduesve dhe i atyre në opozitë) se në çdo periudhë tjetër që nga rënia e Perandorisë Osmane një shekull më parë. Çdo shpresë e historisë moderne arabe është tradhtuar. Premtimi i fuqizimit politik, i rikthimit të politikës, i restaurimit të dinjitetit njerëzor që u çel me stinën e kryengritjeve arabe, i ka lënë vendin luftërave civile, ndarjeve etnike, sektare dhe rajonale dhe forcimit të absolutizmit, në format e tij ushtarake dhe ataviste. Ndoshta me përjashtim të monarkive të vjetruara dhe emirateve të Gjirit, të cilat për momentin po i rezistojnë valës së kaosit, ndoshta me përjashtim edhe të Tunizisë, botës arabe nuk i ka mbetur më ndonjë legjitimitet.

A është për t’u habitur që, ashtu si parazitët, të cilët pushtojnë një qytet gërmadhë, trashëgimtarët e këtij qytetërimi të vetëshkatërruar të jenë banditët nihilistë të Shtetit Islamik? A është çudi fakti që për të pastruar këtë rrëmujë gjigande që vetë ne arabët i shkaktuam botës sonë, të mos ketë mbetur askush tjetër veç amerikanëve dhe vendeve perëndimore?

Për të shpjeguar se çfarë shkoi keq në botën arabe këtë shekullin e fundit nuk ekziston një teori e vetme. Nuk ka as ndonjë arsye të qartë për dështimet kolosale të të gjitha ideologjive dhe lëvizjeve politike që përfshin rajonin arab në periudha të ndryshme: nacionalizmin arab në format e tij bathiste dhe naseriste, lëvizjet e ndryshme islamike, socializmin arab, apo monopolet shtetërore rentiere e të pangopura, të cilat lanë pas një varg shoqërish të falimentuara. Asnjë teori nuk mund të shpjegojë margjinalizimin e Egjiptit, dikur qendër e gravitetit politik dhe kulturor në Lindjen arabe, si dhe eksperimentin e shkurtër e të trazuar të tij me ndryshimin politik paqësor, para se vendi të rikthehej nën sundimin ushtarak.

Nuk është i mjaftueshëm as nocioni i “urrejtjeve të lashta sektare” për të shpjeguar realitetin e frikshëm, gjakderdhjen thuajse të pandërprerë mes shiitëve dhe sunitëve përgjatë një fronti që shtrihet nga Basra deri në gojën e Gjirit Persik, deri në Bejrut e në Mesdhe; manifestimin publik të një beteje epike gjeopolitike për pushtet dhe kontroll, që ka venë përballë fuqinë shiite – Iranin, me atë sunite – Arabinë Saudite, bashkë me imituesit e tyre.

Nuk ekziston një shpjegim i vetëm për tërë ato tmerre në Siri dhe Irak, ku në pesë vitet e fundit vdiqën më shumë se një çerek milioni njerëz, ku qytete të famshëm si Aleppo, Homs dhe Mosul u përballën me terrorin modern të armëve kimike të Asadit dhe me dhunën brutale të Shtetit Islamik. Si mundet që Siria të vetëshkatërrohej duke u bërë si Spanja e viteve 1930 – arenë e luftërave të vjetra civile arabe dhe myslimane? Lufta e regjimit sirian kundër civilëve në zonat e opozitës u realizua duke përdorur raketa Skud, u bë me bomba fuçi dhe me taktika mesjetare si bllokada dhe uria kundër qyteteve e lagjeve të tëra. Për herë të parë që prej Luftës së Parë Botërore, sirianët vdisnin nga kequshqyerja dhe nga uria.

Historia e Irakut në dekadat e fundit, është kronika e një vdekjeje të paralajmëruar. Kjo vdekje e ngadaltë filloi me vendimin fatal të Sadam Huseinit për të pushtuar Iranin në shtator 1980. Që nga ajo kohë, irakianët kanë jetuar në një purgator tmerri, ku çdo luftë sillte një tjetër. Në mes të këtij kaosi, ndërhyrja amerikane në vitin 2003 ishte thjesht një katalizator që e lejoi këtë kaos të dhunshëm të acarohej në kulm.

Polarizimet në Siri dhe Irak – politike, sektare dhe etnike – janë aq të thella, saqë është e vështirë të përfytyrosh se si këto vende, dikur të rëndësishme, mund të kthehen sërish në shtete unitare. Në Libi, regjimi 42-vjeçar i terrorit të Muamar al-Kadafit e la vendin politikisht të shkretuar dhe ia prishi unitetin e brishtë. Fraksionet e armatosura që dolën nga ky vend i lodhur e futën atë përsëri në kursin e shkatërrimit, krahas çarjeve fisnore e rajonale dhe kjo nuk është për t’u habitur. Jemeni ka të gjithë përbërësit e një shteti të dështuar me ndarje sektare, fisnore, veri-jug dhe politike, në sfondin e një rrënimi ekonomik. Rezervat e ujit po shterojnë dhe Jemeni mund të kthehet në vendin e parë në botë pa ujë të pijshëm.

Bahrejni ka ruajtur një status quo të brishtë me forcën e armëve të fqinjëve të tij më të mëdhenj, kryesisht të Arabisë Saudite. Libani, i dominuar nga Hezbollahu, i cili është ndoshta aktori më i fuqishëm jo shtet në botë para lindjes së Shtetit Islamik, mund të zhytet plotësisht në vorbullën e luftërave të shumta civile të Sirisë nën shtytjen e regjimit të Asadit, të Iranit dhe veglës së tij, Hezbollahut, si dhe të Shtetit Islamik.

Një efekt anësor i shkatërrimit të shtetit të sigurisë kombëtare dhe i rilindjes së islamizmit ka qenë vdekja e ngadaltë e kozmopolitanizmit nga i cili shquheshin qytetet e mëdha të Lindjes së Mesme si Aleksandria, Bejruti, Kajroja dhe Damasku. Aleksandria ishte dikur një qendër e diturisë dhe e mrekullisë shumëkulturore (“Natën, – shkruante Mark Twaini në Innocents Abroad, – ajo të kujtonte deri diku Parisin”). Sot, Aleksandria është një vatër e Islamit politik, tani që komuniteti dikur i madh greko-egjiptian ka ikur së bashku me komunitetet e tjera joarabe dhe jomyslimane. Bejruti, dikur qyteti më liberal i Levantit, po përpiqet të ruajë sa të mundet karakterin e hapur dhe tolerant, ndërkohë që shtyhet nga Hezbollahu për t’u bërë Teherani i Mesdheut. Gjatë disa dekadave të fundit, islamistët në rajon kanë inkurajuar dhe u kanë bërë presion grave të mbulojnë fytyrën, ndërsa burrave të përqafojnë fenë. Me mënyra të holla dhe ndonjëherë jo shumë të holla, ata frikësojnë intelektualët dhe artistët jokonformistë. Egjipti sot është i privuar nga universitetet dhe qendrat e shquara kërkimore. Atje shtypen gazeta të palexueshme, që përhapin ksenofobinë dhe hiper-nacionalizmin. Kajroja nuk prodhon më atë lloj kinemaje të guximshme dhe krijuese, si ajo që bëri për më shumë se 60 vjet pionieri i saj i famshëm, Youssef Chahine. Shoqëria egjiptiane sot nuk e toleron dot një figurë të tillë letrare dhe intelektuale si Taha Husein, i cili mbizotëroi jetën intelektuale arabe nga 1920-a deri në vdekjen e tij në vitin 1973. Nuk e toleron për shkak të skepticizmit të tij ndaj Islamit. Shoqëria egjiptiane nuk mund të pranojë sot një figurë të tillë si aktorja dhe këngëtarja e famshme, Asmahan (1917-1944), e cila i këndonte të dashurit të saj me fjalët “shpirti, zemra dhe trupi im janë në duart e tua”. Në Egjiptin e sotëm, një këngëtare si Asmahan do të përbuzej dhe dëbohej nga vendi.

***

Me fjalë të tjera, xhihadistët e Shtetit Islamik nuk lindën nga hiçi. Ata dolën nga një rrënojë e kalbur dhe boshe, nga ajo që kishte mbetur prej një qytetërimi të shkatërruar. Ata janë manifestimi i frikshëm i një sëmundjeje më të thellë që ka prekur kulturën politike arabe, e cila kishte rënë në stanjacion dhe ishte bërë shtypëse e patriarkale pas dekadave të sundimit autoritar që çoi në humbjen katastrofike në luftën e vitit 1967 me Izraelin. Kjo disfatë ishte kambana e vdekjes së nacionalizmit arab dhe e rilindjes së islamit politik, i cili e paraqiti veten si alternativë ndaj ideologjive më laike që kishin dominuar republikat arabe që prej Luftës së Dytë Botërore. Nëse rënia arabe është problemi, atëherë “Islami është zgjidhja”, thoshin islamistët dhe e besonin vërtet këtë.

Në thelb, të dyja rrymat politike, nacionalizmi arab dhe islamizmi, nxiten nga impulse ataviste dhe nga një botëkuptim regresiv për jetën, që bazohen kryesisht te mitologjizimi i së kaluarës. Shumë islamistë, duke përfshirë Vëllazërinë Myslimane të Egjiptit (që është burimi i grupeve të tilla), deklarojnë se janë ende në një përpjekje të pandërprerë për të ringjallur Kalifatin e vjetër Osman, pavarësisht nëse e shprehin këtë hapur, apo me nënkuptime. Disa njerëz akoma më radikalë, salafistët, ëndërrojnë rikthimin në ditët puritane të Profetit Muhamet dhe shokëve të tij. Për shumicën e islamistëve, demokraci do të thotë vetëm sundim i shumicës dhe i sheriatit, i cili kodifikon pabarazinë gjinore dhe diskriminimin kundër jomyslimanëve.

Por e vërteta e zymtë është se nuk ekziston asnjë dëshmi e çfarëdo lloji që Islami në format e tij të ndryshme politike të jetë në përputhje me demokracinë moderne. Nga Afganistani i kohës së talebanëve e deri në Pakistan dhe Arabinë Saudite, nga Irani e deri në Sudan, nuk ka ndonjë entitet islamik që të mundë ta quajë veten demokratik, të drejtë apo praktikues të qeverisjes së mirë. Qeverisja e shkurtër e Vëllazërisë Myslimane në Egjipt, nën presidencën e Mohamed Morsit nuk ishte përjashtim. Vëllazëria u përpoq të monopolizojë pushtetin, të përndjekë dhe të trembë opozitën duke e çuar vendin drejt një qorrsokaku të rrezikshëm, derisa një grusht ushtarak shteti i dha fund me dhunë eksperimentit të shkurtër të sundimit islamist.

Ashtu si islamistët, edhe nacionalistët arabë e sidomos bathistët, e kishin fiksim “rilindjen” e madhështisë së dikurshme Arabe, e cila kishte lulëzuar në qytetet e famshëm të Damaskut, Bagdadit, Kajros dhe Kordovës në Andaluzi. Këta nacionalistë besonin se gjuha dhe kultura arabe (dhe në një masë më të vogël, Islami), ishin të mjaftueshme për të bashkuar subjekte të ndryshme me nivele të pabarabarta zhvillimi shoqëror, politik dhe kulturor. Ata nuk donin të pranonin kurrsesi se jetonin në një botë shumë më të larmishme. Ato pakica që i rezistuan identitetit arab u diskriminuan; atyre iu mohua shtetësia dhe të drejtat themelore, dhe në rastin e kurdëve të Irakut iu nënshtruan shtypjes masive dhe vrasjeve të përmasave gjenocidale. Nën maskën e nacionalizmit arab lindi tipi i despotit modern arab (Sadami, Kadafi, Asadët). Por këta njerëz jetonin në vetminë e tyre të luksit dhe ishin të shkëputur nga populli. Shtypja dhe frikësimi që ata përdornin në shoqëritë e sunduara prej tyre është përshkruar plot dhimbje nga poeti i talentuar sirian Muhamed el-Maghout, i cili shkruan: “Hyj në banjë me letrat e identitetit në dorë”.

Diktatorët, gjithmonë të urryer, i hapën derën ngritjes së islamistëve kur u vërtetua se ata ishin po aq të paaftë sa edhe monarkët që kishin zëvendësuar. Kjo u duk përsëri në vitin 1967 pas disfatës poshtëruese që Egjipti i Naserit dhe Siria bathiste pësuan nga Izraeli. Që nga ai çast, politika arabe filloi të vihej në lëvizje nga parti dhe lëvizje të ndryshme islamiste. Diktatorët, në dëshpërimin e tyre për të qëndruar në pushtetin që po u rrëshqiste nga duart, u bënë më të egër në vitet 1980 dhe ’90. Por islamistët vazhduan të rishfaqen në skenë në forma të reja e të ndryshme, për t’u shtypur përsëri gjithnjë e më egërsisht.

Viti 1979 ishte një çast kthese për islamin politik. Në Iran shpërtheu një revolucion islamik, pjesërisht si pasojë e mbështetjes perëndimore prej dekadash me radhë për shahun e korruptuar. Bashkimi Sovjetik pushtoi Afganistanin dhe një grup fanatikësh të përgjakshëm zaptuan për dy javë Xhaminë e Madhe të Mekës. Pas këtyre ngjarjeve kataklizmike islami politik u bë më atavist në manifestimet e tij sunite dhe më agresiv në manifestimet shiite. Arabia Saudite, për të afirmuar ethosin e saj fundamentalist “vahabist”, u bë më e rreptë në zbatimin e ligjit islamik. Ajo rriti ndihmën financiare për islamikët ultrakonservatorë dhe për shkollat ??e tyre në të gjithë botën. Islamizimi i luftës në Afganistan kundër pushtimit sovjetik, një projekt i organizuar dhe i financuar nga Shtetet e Bashkuara, Arabia Saudite, Egjipti dhe Pakistani, solli një ndryshim tektonik në hartën politike të Azisë Jugore dhe të Lindjes së Mesme. Lufta afgane ishte pagëzimi i zjarrit për organizatat terroriste si Grupi Islamik Egjiptian dhe Al Kaeda, paraardhësit e Shtetit Islamik.

Kjo luftë e gjatë për legjitimitet mes diktatorëve dhe islamistëve do të nënkuptonte se, kur nisën kryengritjet e Pranverës Arabe në fillim të vitit 2011, mungonin alternativa të tjera politike. Ishte vetëm Shila e shtetit të sigurisë kombëtare dhe Karibda e islamit politik. Laikët dhe liberalët, që luajtën rol udhëheqës në fazën e hershme të kryengritjeve egjiptiane, u margjinalizuan më vonë nga islamistët të cilët, për shkak të përvojës së tyre politike si një lëvizje e vjetër, fituan zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Në një rajon ku mungonte jeta politike reale, liberalët dhe laikët, të cilët ishin të përçarë dhe pa përvojë, e kishin të vështirë të formonin parti politike funksionale.

Pra, askush nuk duhet të habitet se përse islamistët dhe mbeturinat e shtetit të sigurisë kombëtare e kanë dominuar Egjiptin që nga rënia e Hosni Mubarakut. Më në fund, kryengritja ia hoqi majën piramidës politike – Mubarakun dhe disa prej miqve të tij – por pjesa tjetër e strukturës shtypëse, që egjiptianët e quajnë “shteti i thellë” (ushtria, aparati i sigurisë, gjyqësori, media shtetërore dhe interesat ekonomike), mbeti e paprekur. Pas eksperimentit të dështuar të shtetit të Vëllazërisë Myslimane, një grusht shteti i përgjakshëm në vitin 2013 e mbylli rrethin dhe e vuri Egjiptin përsëri nën kontrollin e një gjenerali në pension.

Edhe në Irakun e sotëm, dështimi i kryeministrit të sapolarguar Nuri al-Maliki, i cili po kthehej në një sundues të ardhshëm autoritar, kontribuoi në fuqizimin e islamistëve. Shteti Islamik po shfrytëzon pikërisht pakicën sunite, e cila ndihet e margjinalizuar dhe e përjashtuar nga vota. Është hera e parë në historinë e tij që Iraku dominohet nga shiitët, të cilët janë nën ndikimin e konsiderueshëm të Iranit.

Pothuajse çdo epokë myslimane, duke përfshirë edhe ato iluministe, është sfiduar nga grupe që përkrahin një tip të dhunshëm të Islamit, një lloj të ashpër, puritan dhe absolutist të tij. Ato mbajnë emra të ndryshëm, por nxiten nga të njëjtat impulse fanatike dhe ataviste. Qyteti i madh i Kordovës, një nga qendrat më të përparuara të Evropës mesjetare, u plaçkit nga një grup i tillë (Al Mourabitoun) në vitin 1013, i cili shkatërroi pallatet e saj madhështore dhe bibliotekën e saj të famshme. Në vitin 1920 Lëvizja Ikhwan në Arabi (nuk ka lidhje me lëvizjen egjiptiane me të njëjtin emër) ishte aq fanatike saqë themeluesit të Arabisë Saudite, Mbretit Abdul-Aziz Al Saud, i cili fillimisht bashkëpunoi me të, iu desh ta shtypte më vonë. Në kohën e sotme, këto grupe përfshijnë talebanët, al Kaedën dhe Shtetin Islamik.

Sigurisht, nuk është e drejtë t’i fusësh në një thes të gjitha grupet islamiste, siç bëjnë disa, megjithëse ato janë të gjitha konservatore, ndonëse në shkallë të ndryshme. Si organizata terroriste, al Kaeda dhe Shteti Islamik ndryshojnë nga Vëllazëria Myslimane, një lëvizje konservatore që ka hequr dorë nga dhuna shumë vite më parë, edhe pse ka shfaqur shenja të saj në të kaluarën.

Megjithatë, shumica e këtyre grupeve i përkasin të njëjtit trung familjar dhe të gjitha rrjedhin nga sëmundjet civilizacionale arabe. Shteti Islamik, sikundër Al Kaeda, është një krijesë tumorale e një sistemi politik arab të sëmurë. Rrënjët e tij duhen kërkuar thellë në pjesët shterpe të botës së tronditur arabe, e cila duket sikur zvarritet në errësirë pa një qëllim të caktuar. U deshën dekada dhe breza të tërë që arabët të arrinin këtë pikë të ulët. Do të na duhet një kohë e gjatë që ne ta rimarrim veten dhe me siguri kjo nuk do të ndodhë gjatë jetës sime. Brezit tim të arabëve iu kërkua si nga nacionalistët arabë ashtu edhe nga islamistët që të vigjilonim në muret e kështjellave tona proverbiale për të mbrojtur “Botën Arabe” nga barbarët e shumtë (imperialistët, zionistët, sovjetikët), të cilët po grumbulloheshin te portat. Por pak prej nesh e kuptuan se barbarët i kishim tashmë brenda portave, se ata flisnin gjuhën tonë dhe kishin ngritur aty llogore.

*Hisham Melhem është shef i zyrës në Washington të televizionit satelitor “Al-Arabiya” të Dubait. Ai është edhe korrespondent i gazetës “Annahar”, e përditshmja kryesore e Libanit. Në “Twitter” mund të ndiqet në: @hisham_melhem

Washington, D.C. 

Previous Post

14 punonjës rrezikojnë 98 vite burg, veçohen Fullani e Golemi

Next Post

Ballkani ka nisur të flasë shqip

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Ballkani ka nisur të flasë shqip

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.